Licenca
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Licensa përgjithësisht është një leje që bën të mundur kryerjen e çdo veprimi, që pa qenë i pajisur me të të do të ishte i ndaluar.
Licensë do të thotë një instrument ligjor zyrtar me shkrim i nxjerë nga një autoritet publik, i cili autorizon mbajtësin që prej kohës së lëshimit të angazhohet në një lloj të veçantë biznesi apo aktiviteti tjetër, në pajtim me kushtet e saktësuara në licensë.[1]
Licensë rrjedh nga fjala latine "licensia" që do të thotë "e drejtë për diçka". Licensa paraqet të drejtën e shfrytëzuesit të patentës së huaj, të mbrojtur nën kushte të caktuara. Për kontabilitetin financiar kjo nënkuptohet si kompensimi për fitimin e një të drejte të tillë. Me fjalë tjera, licensa (edhe: leja) është një e drejtë për kryerjen e një veprimtarie të para përcaktuar, kryesisht të lejuar nga organet qeveritare përkatëse.
Shiko dhe
Redakto- Rregullore për liçensimin e shoqërive të brokerit dhe këshilltarit të investimeve Arkivuar 28 shkurt 2013 tek Wayback Machine
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Kuvendi i Kosovës - Ligj për mbrojtjen e mjedisit, 2003 Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine - (PDF në shqip)