Librezë e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Librezë e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është një dokument që e përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkpunëtorëve të tyre që nga 7 prilli i vitit 1939 deri në ditën e Çlirimit të Shqipërisë; luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë që luftuan jashtë kufijve të Atdheut gjer më 9 maj 1945; ata që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet në prapavijë të armikut e në zona të çliruara; kryefamiljarët e atëhershëm të familjeve të njohura si baza të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë; të burgosurit dhe të internuarit në burgjet dhe në kampet nazifashiste, brenda dhe jashtë vendit, si dhe shtetasit shqiptarë që kanë marrë pjesë aktive në luftë kundër nazifashizmit në vende të tjera.