Stampa:Db-author

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.

LiburnEtik Organisation
Formuar mëTiranë, Shqiperi ]
korrik 2014 (korrik 2014)
LlojiOrganizatë Rinore
Rajoni i shërbimit
Shqiperi dhe Europe
Faqja në internethttps://liburnetik.org

Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në korrik 2014 si e Pavarur dhe degë e organizatës italiane ASAL Student, Leçe, Itali, e themeluar në 2007-n nga një grup studentësh shqiptarë dhe italianë.

Aktivitetet e organizatës LIBURNETIK, ashtu sikurse ato të ASAL Student, e fokusojnë veprimtarinë e saj tek të Rinjtë protagonistë për krijimin e një mendësie të re, në shërbim të shoqërisë civile dhe tek Diversiteti, vlerë e shtuar e një shoqërie europiane bashkohore.

LIBURNETIK mbështetet tek parimet e përcaktuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe nga traktati i Lisbonës dhe ka si parim bazë respektimin e plotë të botës njerëzore, kulturore dhe shpirtërore të individit.[1]

FUSHA E VEPRIMTARISË[1]

Redakto

Falë punës konstante të një grupi të rinjsh dhe eksperiencës së stafit të ASAL Student, një ekip profesional i kualifikuar dhe multi-etnik, LIBURNETIK, kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, me ndërhyrje dhe iniciativa të ndryshme që i vënë bazat mbi tematikat e mëposhtme:

  • promovimi i të drejtave të njeriut;
  • ndërgjegjësimi dhe tutela e qytetarit;
  • shteti i së drejtës;
  • integrimi europian;
  • mbrojtja e mjedisit;
  • promovimi i një jete të shëndetshme;
  • mundësi të barabarta;
  • nxitja e vetëpunësimit dhe rritja e sipërmarrjeve të të rinjve;
  • turizmi i qëndrueshëm;
  • ndërmjetësimi gjuhësor e kulturor;
  • arti dhe kultura;
  • shkëmbime ndër kulturore;
  • qytetari aktive etj.

LIBURNETIK nxit krijimin e grupeve studimore me tematika social-kulturore, duke organizuar seminare, fokus grupe, debate, kurse trajnimi për vullnetarë/punonjës socialë etj.

LIBURNETIK, duke punuar me metodologji ndërdisiplinore dhe multikulturore, krijon, përpunon, promovon dhe realizon projekte për të ofruar shërbime sociale, edukative dhe kulturore në territorin ku vepron. Mbështet, gjithashtu, ndërhyrjet e ndërmarra nga organet përfaqësuese të shoqërisë civile vendore, kombëtare dhe europiane.

Për realizimin e iniciativave LIBURNETIK ka për qëllim formimin e një rrjeti të qëndrueshëm duke bashkëpunuar me të tjera realitete të Shoqërisë Civile apo Sektorit të Tretë, por edhe me institucionet publike dhe private.

LIBURNETIK synon që përmes përpilimit dhe implementimit të projekt propozimeve me anë të programeve të ndryshëm dhe të fondeve të parashikuara (lokale, kombëtare dhe europiane), të përmirësojë jetën e të rinjve dhe të komuniteteve të margjinalizuar të vendit ku vepron.

Për të përcaktuar aktivitetet e mundshme e të zbatueshme, LIBURNETIK, organizon takime me të rinjtë dhe me banorët e territorit. Problemet dhe nevojat e shfaqura përbëjnë pikënisjen për përcaktimin e prioriteteteve, orientimin e fushave të veprimit, se ku do fokusohet me iniciativat, aktivitetet e saj dhe gjithashtu se si do planifikohen projekt propozimet.

Misioni & Vizioni[2]

Redakto

MISIONI

Redakto

Organizata LIBURNETIK kontribuon në zhvillimin dhe sensibilizimin e shoqërisë në dobi të të rinjve dhe të target grupeve të margjinalizuara, nëpërmjet një strategjie gjithëpërfshirëse, përmes realizimit të projekteve të ndryshme sociale.

VIZIONI

Redakto

LIBURNETIK synon arritjen e një integrimi të plotë social dhe krijimin e një shoqërie të hapur, pa barriera, të bazuar tek solidariteti dhe bashkëjetesa paqësore.

Referime

Redakto
  1. ^ a b http://www.liburnetik.org/kush-jemi/
  2. ^ http://www.liburnetik.org/kush-jemi/misioni-vizioni/