Lidhja Filologjike Shqiptaro-Greke u krijua në vitin 1997Elbasan. Bërthamën fillestare e përbënin pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Qëllim i Lidhjes është të mbrojë dhe të nxitë moralisht dhe materialisht interesat profesionale të anëtarëve të vet, të punojë për mbarëvajtjen e studimeve filologjike shqiptaro-greke në Shqipëri dhe në përgjithësi të kontribuojë me mundësitë që zotëron për zhvillimin kulturor të vendit. Ka organizuar disa veprimtari kulturore-artistike. Lidhja boton revistën shkencore Albanohellenica. Për një kohë (në vitin 2000) botonte dhe një gazetë me format të vogël me titullin “Glossa-Gluha”, e cila qarkullonte në Athinë.

Më 24-25 mars 2012 Lidhja Filologjike Shqiptaro-Greke në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizuan në Tiranë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke. Morën pjesë rreth 70 studiues nga Shqipëria, Greqia, SHBA, Rusia, Gjermania dhe Italia me rreth 50 referate e kumtesa.

Më 27-28 mars 2015 Lidhja Filologjike Shqiptaro-Greke, përsëri në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizoi në Tiranë Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke. Edhe në këtë konferencë morën pjesë rreth 70 studiues nga Shqipëria, Greqia, SHBA, Rusia, Gjermania etj. me rreth 50 referate e kumtesa.

Lidhje të jashtme

Redakto

Faqja zyrtare e Lidhjes Filologjike Shqiptaro-Greke: https://albanohellenica.wixsite.com/greekalbanianstudies/about