Lidhjet letrare shqiptare - arabe
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Lidhjet letrare shqiptare - arabe Studim, me Autor Muhamed Mufaku (Arnauti). Shtëpia botuese: Qendra Shqiptare për Studime Orientale. Viti i botimit 2009. Faqet e librit 296. ISBN 978-99956-646-0-2
Ky libër është ndër librat më me vlerë të shkruara nga ky autor. Ky libër, gjithashtu, është teza e tij e doktoraturës, e cila mbeti pa u botuar që nga viti 1981 (siç e përmend edhe vetë autori në parathënien e librit, pra për më shumë se 25 vjet), për të arritur që ta shohë dritën e botimit vetëm në vitin 2009. Një libër i tillë përmban një qasje studimore për herë të parë mbi lidhjet letrare shqiptare - arabe.
Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t'u shërbente shumë.