Ligjerisht bjonde
Ligjërisht bionde është një komedi amerikane e vitit 2001 me yje si Reese Witherspoon, e prodhuar nga Marc E. Platt për studiot Metro-Goldwyn-Mayer nen drejtimin e Robert Luketic. Eshte bazuar ne novelën me te njëjtin emër te Amanda Brown.
Filmi tregon historinë e studentes budallaqe Elle Woods’ qe kërkonte te konsiderohej seriozisht ne shkollën e drejtesise te Harvardit, dhe te fitonte serish te dashurin e saj Warner.
Filmi u nominua për Golden Globe Award për figurën me te mire ne lëvizje : Musikale apo Komedi ; Performanca e Witherspoon gjithashtu mori një nominim.
Ligjërisht bionde zë numrin 29 ne listën Bravo’s 2007 për “100 Filmat me Gazmore”.
Kur bukuroshes presidente te grupit femëror te nxenesve Elle Woods (Reese Witherspoon) iu kërkua te darkonte me te dashurin e saj, studentin për drejtësi ne Harvard Warner, ajo mendoi se ai do ta propozonte atë. Ne vend te kësaj, Warner i jep fund lidhjes se tyre ne kërkim te dikujt me serioz. Për ti provuar atij se kush ishte, Elle aplikon ne Harvard dhe, nga aplikimi I saj, ajo u pranua.
Eksperienca e Ellit ne shkollën e drejtesise nuk është aq e mire sa ajo shpresonte ne fillim. Elle zbulon se Warner është i lidhur me një tjetër studente drejtësie, Vivian Kensington (Selma Blair), e cila është jomiqësore ndaj Elle. E deshperuar, Elle i shpreh trishtimin e saj dhe pendimin për vajtjen e saj ne shkollën e drejtesise manikyristes te saj, Paulette Bonafonte (Jennifer Coolidge), te cilës Elle I ofroi miqësi duke i dhëne asaj këshilla për te tërhequr vëmendjen e një mashkulli qe I interesonte dhe me vone ta ndihmonte te merte qenin e saj nga ish_burri.
Pasi Viviani i bën Elle disa rengje mizore, Elle vendos qe te dali mire ne shkollën e drejtesise, duke studiuar shume dhe duke i mahnitur profesorët e saj. Kjo e shpje atë te fitoje një eksperience pune me Profesor Callahan (Victor Garber), bashke me Warner, Vivian dhe Enid Wexler (Meredith Scott Lynn). Ceshtja e tyre është te mbrojnë Brooke Taylor-Wyndham (Ali Larter), një instruktore te famshme fitnessi, e akuzuar për vrasjen e burrit te saj bilioner Hayworth Wyndham. Elle e mban mend Brooke si instruktoren e saj te fitnessit dhe si një pjesëtare te Delta Nu, dhe beson ne pafajsine e Brooke. Dy dëshmi te bëra nga vajza e te ndjerit Chutney Wyndham (Linda Cardellini) dhe nga djali qe kujdesej për shtepine, Enrique Salvatore (Greg Serano), thoshin se e kishin pare Brooke duke qenruar mbi trupin e pajete te te shoqit, e mbuluar me gjakun e tij, ne këtë menyre Brooke konsiderohej fajtore. Enrique thotë se ai kishte një lidhje me Brooke, dhe Brooke nuk e jep alibinë e saj.
Elle e viziton Brooke ne burg, dhe kërkon te marre alibinë e saj : Brooke kishte bere operacion plastik ditën e vrasjes. E shokuar dhe duke ditur qe nëse kjo merrej vesh do te shkatërrohej reputacioni i Brooke si një instruktore fitnessi, Elle e siguroi Brooke qe do ta mbante sekret. Elle refuzon ti japë Callahan alibine, duke thëne se ajo kishte premtuar. Vivian u çudit nga veprimi i Elle dhe dëshira për tu zëne me te zhduket, dhe ato nisin te shoqërohen. Viviani i tregon asaj se Warner hyri ne Harvard vetem pas ndërhyrjeve te te atit.
Elle përdor njohuritë e saj ne mode dhe intuitën femërore për tu gjendur me pranë fitores, duke vene ne dukje qe Enrique është gej nga kepucet qe ai përdorte dhe ua thotë këtë Callahan dhe Emmett. Ndërkohe qe Callahan nuk e merr ne konsiderate sugjerimin, Emmett ne menyre finoke pyet Enrique për emrin e te dashurit te tij gjate pyetjeve te shumta ne gjykate dhe ai përgjigjet “Chuck”. Shpejt ai kërkon ta ndreqe duke shtuar se Chuck është thjesht një shok, dhe Chuck- i cili ndodhet ne dhomën e gjykatës ne atë moment-, i bërtet Enrique, duke provuar se ai është gej dhe po gënjen për lidhjen me Brooke.
I çuditur Callahan bën një bisede private me Elle për karrierën e saj te ardhshme, por ai shpreh qëllime ndaj saj. Vivian e shikon këtë, por jo reagimin e Elle. Vivian e sulmon Elle, e cila është e bindur qe nuk do te merret kurrë seriozisht ; ajo planifikon te kthehet ne Kaliforni. Elle vendos te largohet, por ajo takon Profesore Stromwell e cila e inkurajon atë. Emmett tregon te verteten për takimin e Callahan dhe Elle. Elle rikthehet ne gjykate dhe Brooke pushon nga puna Callahan, duke punësuar Elle për mbrojtjen e saj,nen mbikqyrjen e Emmett.
Gjate ekzaminimit te saj, Chutney Windham deklaron se ka qene duke bere dush dhe duke lare flokët gjate vrasjes. Elle zbulon se Chutney kishte bere permanent me pare atë dite, por di nga një incident me një miken e saj qe dushi para 24 orëve mbas permanentit do ti kishte prishur kaçurrelat por permanatii saj ishte akoma i rregullt. Chutney me ne fund fillon te qaje duke treguar se aksidentalisht ajo qëlloi Hayworth sepse mendonte se ishte Brooke duke u bazuar ne faktin se ajo e urrente Brooke pasi ato kishin nje moshe. E gjithë gjykata u shokua. Brooke lirohet dhe Chutney arrestohet për vrasje. Ndërkohe qe Elle po dilte nga gjykata, Warner e pranon se ai e kishte nënvlerësuar dhe e do atë përsëri, por ai refuzohet pasi Elle preferon karrierën e saj te re. Epilogu, si ceremonia e diplomimit, tregon Elle duke u diplomuar nga Harvard si e zgjedhura e klasës për te folur dhe ajo ishte rekomanduar ne një nga firmat me te suksesshme te Bostonit për drejtësi. Shoqja e ngushte e saj Vivian i kishte dhëne fund lidhjes se saj. Warner ndërkohe u diplomua afër fundit te klasës pa nderime, te dashur dhe pa ndonjë oferte pune. Paulette është tani gruaja e UPS (Bruce Thomas) dhe ata po presin një fëmije te cilin do ta quajnë Elle. Emmett nuk punon me për Callahan dhe ka nisur praktiken e tij, ai ka një lidhje me Elle prej 2 vitesh dhe ka ne plan ti propozoje asaj natën e diplomimit.