Ligustra apo e njohur ndryshe edhe si voshtër kineze apo voshtër e ndritshme është një lloj bime e gjinisë Ligustrum, në familjen e ullirit. Prejardhjen e ka nga Kina dhe tashmë rritet e kultivuar në shumë vende mesdhetare dhe në jugun e SHBA-së. Rritet deri në 10 m dhe ka gjethe me ngjyrë të gjelbër të errët, me shkëlqim. Lulet i ka në tufa e të bardha, me aromë të fortë, dhe prodhon shumë fruta të vegjël të vendosur në tufa. Në Republikën e Shqipërisë është mbjellur kryesisht në qytetet bregdetare pasi nuk duron ngricat. Është tepër e përhapur në Tiranë, Durrës, Shkodër e Fier.

Ligustra