Liljana Luani është mësuese e shkollës 9 vjeçare "Pashko Vasa" në Shkodër. Ajo ka një eksperiencë prej 38 vitesh në profesionin e mësuesisë duke edukuar breza. Por ajo ka një kontribut të veçantë edukimin e fëmijëve të ngujuar (për fëmijët e gjakmarrjes), e cila ka qenë një punë e saj krejtësisht vullnetare.

Nisur nga ky kontribut kaq i vyer i saj, Liljana Luani fitoi Çmimin Kombëtar “Mësuesi i Vitit 2018“ në Shqipëri. Por gjithashtu vitin 2018 Liljana u nderua me Çmimin Global për Mësuesit, i cili është vlerësuar nga media si Çmimi “Nobel në Mësimdhënie”, (një iniciativë e ndërmarrë nga Fondacioni Varkey, i cili vlerëson profesionin e mësuesit si dhe zbulon me mijëra histori të mësuesve të cilët kanë dhënë një kontribut në transformimin e jetëve të fëmijëve dhe të rinjve). Ky çmim nderi shpreh mirënjohjen ndaj punës që bëjnë miliona mësues anembanë globit. gjithashtu Çmimi Global për Mësuesin ka një vlerë prej 1 million USD, i cili i jepet mësuesit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në profesionin e tij. [1]

Burimet

Redakto
  1. ^ https://www.crca.al/sq/news/liljana-luani-mesuesja-e-femijeve-te-ngujuar-nder-50-mesuesit-me-te-mire-ne-bote