Lindshmëria, sjellja riprodhuese dhe shoqëria
Lindshmëria, sjellja riprodhuese dhe shoqëria libër me autorë Mimoza Dushi, Hivzi Islami. Gjinia: Shkenca sociale. Shtëpia botuese "Dukagjini" vitii botimit 2006. Faqet e librit 316. ISBN 9789951051081
Mbi librin:
Hulumtimi i përmbajtjeve më rilevante të natalitetit (fertilitetit) dhe të riprodhimit të popullsisë dhe determinanteve të tyre, si dhe i varshmërisë së variablave sociodemografikë dhe procesit të lindshmërisë dhe diferencimit të tij sipas karakteristikave të ndryshme ka rëndësi të madhe për njohjen e tërë gjendjes dhe tendencave të zhvillimit demografik dhe shoqëroro – ekonomik në kuptim të gjerë të çdo bashkësie popullative.
Përveç shqyrtimit të kësaj problematike, të gjerë e shumëdimensionale, ky studim përfshin edhe çështje të rëndësishme të sjelljes riproduktive dhe të planifikimit të familjes si në planin e përgjithshëm e teorik, ashtu edhe në shembullin e popullsisë së Kosovës.
Janë së paku tri arsye pse autorët e panë të nevojshme, por edhe të domosdoshme, që në kuadër të angazhimit të tyre shumëvjeçar profesionalo – shkencor t'i qasen problematikës së lindshmërisë dhe të sjelljes riprodhuese të popullsisë së Kosovës në tërë kompleksitetin e saj: së pari, pse rrjedhat e zhvillimit demografik të Kosovës, vështruar në një kontekst afatgjatë kohor janë specifike; së dyti, pse nataliteti (fertiliteti) paraqet variablën kyçe jo vetëm për kompleksin demografik, por edhe për zhvillimin ekonomik, social dhe kombëtar; dhe së treti, pse njohuritë teorike dhe empirike mbi fertilitetin dhe riprodhimin e popullsisë dhe shkaqet e ndryshimit të tyre janë të pamjaftueshme.