Liqenet akullnajore të Sylbicës
liqen
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Liqenet akullnajore të Sylbicës ndodhen në lartësinë mbi 1900 m, në luginën akullnajore të Sylbicës të malësisë së Gashit, Kukës. Në këtë luginë ka morena dhe 8 liqene akullnajore, me gjatësi deri 1000 – 1500 m, gjerësi 100 – 250 m dhe sipërfaqe rreth 40 ha. Liqeni më i madh është ai i Sylbicës. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Kanë një botë të gjallë të larmishme dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike.