Liqenet kryesore të Shqipërisë - liqenet kanë përhapje relativisht të madhe në trojet shqiptare. Sipas gjenezës, ato janë të llojllojshme. Më së shumti ka liqene akullnajore. Liqenet më të mëdha janë ato tektonike, ndërsa më karakteristiket janë liqenet karstike. Të pranishme janë edhe liqenet bregdetare dhe artificiale.

Liqeni i Shkodrës sipas gjenezës, është tektonik i thelluar me erozionin karstik, prandaj quhet edhe liqen poligjenez.Fundi i tij është nën sipërfaqen e detit dhe ky fenomen quhet kriptodepersion. Në pjesën e Shqipërisë janë 149 km katrorë (40.3%),kurse pjesa tjetër e Malit të Zi. Në të derdhen lumenjtë Moraça dhe Cërnojeviq,kurse nga ai del Buna. Ka rëndësi të madhe për shkak të peshkimit dhe është liqeni më i madh në Ballkan.

Liqeni i Ohrit, shtrihet midis maleve Galiçicë dhe Jabllanicë. Shqipërisë i përkasin 111.2 km katrorë (32%), kurse pjesa tjetër Maqedonisë. Prej tij buron Drini i Zi. Rreth tij janë 3 qytete: Ohri, Pogradeci dhe Struga.

Liqeni i Prespës, shtrihet në jug-lindje të Liqenit të Ohrit. Është me origjinë tektonike. Lartësia mbidetare e tij është 853 m dhe kështu renditet si liqeni me lartësinë më të madhe nga të gjitha liqenet e tjera. Vetëm 49.5 km katrorë (18%) gjenden brenda kufijve shqiptarë.

Referimet

Redakto

ALMANAK-Enciklopedi e ilustruar