Liqeni Knas
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Liqeni Knas ndodhet në territorin e distriktit Burjin në veri të Sinkiangut, 150 kilometra larg kryeqendrës së distriktit. Ai është një liqen në mes të pyjeve të dëndur të malit Altaj. “Knas” do të thotë në gjuhën mongole “liqeni në luginë”. Niveli i ujit të këtij liqeni është 1374 metra mbi nivelin e detit, thellësia më e madhe e tij është 188,5 metra dhe sipërfaqja e tij është 45,73 kilometra katrore.
Liqeni Knas rrethohet në të katër anët nga malet e larta me dëborë, pamja e tij është e mrekullueshme. Ai është e vetmja zonë e shpërdarjes së bimëve e kafshëve të degës së Rajonit të Siberisë Jugore në Kinë, ku rriten shumë drurë të rrallë, si larsh, pishë koreane, bredh, borigë dhe shumë pyje me mështekën. Numri i llojeve të pemëve të zbuluara është afro 800, numri i kafshëve 39, llojet e zogjve 117, numri i llojeve të kafshëve zvarritëse amfib 4, numri i llojeve të peshqve 7 dhe ai i insekteve kaloi 300. Shumë lloje të shtazave janë të rralla e të çmueshme si në Sinkiang ashtu edhe në mbarë Kinën. Në këtë zonë përzihen pyje e stepa, liqene e lumenj të shumtë, panorama natyrore e kësaj zone është e çuditshme e mrekullueshme, pra ka vlera shumë të larta turistike, të mbrojtjes së natyrës dhe të hulumtimeve shkencore, historike e kulturore.