Liqeni Ladoga
liqen
Liqeni Ladoga (rusisht: Ládožskoe ózero apo Ládoga, finlandisht: Laatokka), është një liqen i ujërave të ëmbla i vendosur në Republikën e Karelias dhe Oblastin e Leningradit në Rusinë veriperëndimore, në afërsi të Shën Petersburgut.
Është liqeni më i madh i vendosur tërësisht në Evropë, liqeni i dytë më i madh pas Baikal në Rusi dhe liqeni i 14-të më i madh i ujërave të ëmbla sipas zonës në botë. Është i krahasueshëm në madhësi me Liqenin Ontario. Ladoga Lacus, një liqen metani në Hënën e Saturnit Titan, është emëruar pas liqenit.