Liqeni akullnajor i Gramozit
Liqeni akullnajor i Gramozit gjendet në lartësinë 2400 m të malit, pranë fshatit Starje, komuna Qëndër. Liqeni (0.4 ha) është vendosur në cirk akullnajor dhe rrethohet nga bimësi e dendur barishtore. Ka vlera shkencore hidrologjike, estetike dhe turistike. Vizitohen sipas rrugës Ersekë- Starje- liqeni i Gramozit.