Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Liqeni artificial ka marrë emrin e luginës poshtë Kalasë së Dorëzit[1], lugina e Fjollës Arkivuar 4 janar 2023 tek Wayback Machine. Vetë Kalaja e Dorëzit, është ndër kalatë më të vjetra Ilire në territorin e Tiranës dhe ndër ngujimet më të lashta Ilire në gjithë Shqipërinë. Në dokumentet e epokës romake kjo kala strategjike vendosej “midis luginës së lumit Piola (Fjolla sot) dhe luginës së Sculima (Zhullima e sotme)”. Deri në ditët e sotme, pas më shumë se 2’300 viteve, emri i luginës është transformuar nga Piola në Fjolla.


Liqeni[2] është artificial dhe është ndërtuar gjatë vitet e komunizmit në tokën e familjes patriotike Fjolla. Shtëpia e kësaj familje ka qenë qendra e Luftës Nacional Çlirimtare për Dorëzin dhe Pezën dhe është djegur dy herë nga pushtuesit nazi-fashistë. Shtëpia, bashkë me një pjesë të pronave të familjes Fjolla, janë përmbytur për krijimin e asaj që sot quhet rezervuari apo liqeni i familjes Fjolla ose me shkurt liqeni i Fjollës. Gjatë muajve të verës, kur bie niveli i ujit të liqenit, shtëpia e madhe e familjes Fjolla mund të shikohet nëse jeni me varkë në qendër të liqenit.

Aktualisht e gjithë toka përreth liqenit është në pronësi të familjes Fjolla. Pavarësisht se është pronë privatë, familjarët kanë vendosur që aksesi për tek liqeni të mos kufizohet për të gjithë ata që e duan natyrën. Kusht i vetëm mbetet mbledhja e mbeturinave.


Liqeni i familjes Fjolla[3] ndodhet në një vend të rrethuar nga pothuaj të gjitha anët me kodra të lartësive të ndryshme. Në kodrën më të lartë ndodhet Kalaja e Dorëzit. Uji i tij mbetet përherë me një ngjyrë jeshile të qartë. Bimësia rreth liqenit është e dendur dhe natyrale. Rruga që të çon drejt këtij liqeni është e shtruar deri në Pezë e më pas deri në Fjollë është me çakëll dhe nuk rekomandohet për makina të vogla.

  1. ^ "Kalaja e Dorëzit", Wikipedia, 2022-04-03, marrë më 2023-01-04
  2. ^ Rama, Erion. "Liqeni Fjollës Tirane". www.visit-tirana.com. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2023. Marrë më 2023-01-04.
  3. ^ "Bashkia Tiranë - Liqeni i Fjollës". tirana.al. Marrë më 2023-01-04.