Liqeni i Gramozit
Liqeni i Gramozit, i njohur gjithashtu si Liqeni i Gistovës është liqeni me i larte alpin në Greqi, i vendosur në kufirin shqiptaro-grek. [1] Ndodhet në lartësi prej rreth 2.350 metra, në malin e Gramozit.[2] Fshati më i afërt është Gramos në Greqi. Vitet e fundit, përmes mediave sociale dhe faqeve të internetit liqeni mori më shumë vëmendje dhe më shumë njerëz vijnë për ta vizituar atë.
Liqeni i Gramozit | |
---|---|
Sipas bashkisë Kolonje, shtegu per te arritur ne kete liqen fillon nga fshati Kreshovë, Kolonjë dhe eshte i gjatë rreth 18 Km, me një disnivel prej rreth 1200 m.
Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, është një nga atraksionet më të vizituara në Ersekë. Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujëmbledhësi.
Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike. Të pasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.[3]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Bledzki, Leszek (2016). Freshwater Crustacean Zooplankton of Europe: Cladocera & Copepoda (Calanoida, Cyclopoida) Key to species identification, with notes on ecology, distribution, methods and introduction to data analysis. Springer. fq. 886.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë, ngjitje alpine mes mrekullisë së natyrës". www.kultplus.com. Marrë më 2022-05-29.
- ^ "Liqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë, ngjitje alpine mes mrekullisë së natyrës". kultplus.com. Marrë më 2023-05-29.