Liria e vetëvendosjes
Liria është mundësia e njeriut për të vepruar pa shtrëngime sipas dëshirave, interesave, qëllimeve të tija, si edhe aftësia e vetëvendosjes në zgjedhjet e tij për të vepruar pa lënduar të tjerët. Liria tregon të qenurin i lirë, kushtin e njeriut që nuk është i burgosur dhe ka shtrëngime, nuk është i kufizuar apo i penguar. Liria në një kuptim më të gjerë është aftësia e njeriut për të vepruar e menduar me vetëvendosje të plotë, është kushtëzimi i njeriut që mund të veprojë sipas zgjedhjeve të veta, në disa raste falë një fuqie të veçantë të pranuar nga ligji. Mund të thuhet se kush kryen një veprim është i lirë, kur ka mundësinë e zgjedhjes, dhe veprimi vete është i matur; i vetvetishëm; i rastësishëm dhe jo lëndues apo shqetësues për të tjerët. Liria nuk duhet të ngatërrohet me të drejtën dhe me lejen. Në besimet fetare, liria mund të përmbledhë pranimin paqësor të realitetit. Çështja teologjike e lirisë përgjithësisht përqendrohet në pajtimin e përvojës apo realitetit të lirisë së brendshme me plotfuqinë e hyjnores.