Lirim Dede (Nivicë, [[16 shkurt 1936-Tirane,09 Shtator 2016)] është poet, novelist, shkrimtar dhe publicist shqiptar.

U lind në Nivicë të Kurveleshit. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, kurse shtatëvjeçaren dhe gjimnazin në shkollën Ushtarake Skënderbej. Mbaroi studkmet për oficer dhe Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. Në vitet 1961-1965 ka punuar si gazetar i kulturës në shtypin ushtarak dhe pastaj deri në vitin 1969 u dërgua për riedukim në Shkodër, Kukës, Tropojë. Rikthehet në shtypjn ushtarak kryeredaktor i revistës "10 korriku", deri në vitin 1975, kohë kur filloi lufta me "fshesën e hekurt" në ushtri: përjashtohet nga partia, shkarkohet nga detyra e kryeredaktorit, përjashtohet nga kolegjiumi i gazetës "Drita" dhe nga Komiteti Drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, i hiqet e drejta e botimit si shkrimtar e gazetar, "transferohet" fillimisht në Dumre të Elbasanit e më pas në Sopot të Librazhdit në brigadat e punës, ku punoi deri në vitin 1990.

Me ardhjen e demokracisë e gjejmë redaktor në gazetën "Fjala e lirë" e më pas në gazetat "Ku vemi" si dhe redaktor në Shtëpitë botuese "Onufri", "Egnatia" e "Xhuvani", si dhe kryetar të degës së Lidhjes së shkrimtarëve e artistëve të Elbasanit. Që nga viti 2000 punon si kryeredaktor i gazetës "Labëria" dhe është anëtar i kryesisë së lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, si dhe redaktor në shtëpinë botuese "Alsa" dhe bashkëpuntor i gazetës "Ndryshe".

Lista e veprave

Redakto
  • Këngët e marrshimeve (1966),
  • Miqve dhe armiqve (1968),
  • E dua këtë tokë (1970),
  • Kolana e poezisë së zgjedhur shqipe (1970),
  • Tregimet e veriut (1971),
  • Zambakë nga Hanoi (1972),
  • Kënga e fitimtarëve (1973),
  • Shënime për shokët letrarë (shënime kritike-1974),
  • Në vijën e patrullimit (1969),
  • Balladë vietnameze (reportazhe, 1979),
  • Në Kinën e madhe (reportazhe, 1974),
  • Zëri i tokës (1980),
  • Gjurmë të arta (1995),
  • Eja të blesh zemrën time (1996),
  • Rrufe pikëllimi (1997),
  • Trëndafili i zi (1998),
  • Bukuria të verboka (1999),
  • Djepvarri im, trimja labëri (2002),
  • Kush e vrau dashurinë (shënime kritike-2006),
  • Autor i disa teksteve fituese te çmimeve te para të kënduara nga Vaçe Zela.