Lista e lumenjve në Kinë

artikull-listë e Wikimedias

Brenda kufirit të Kinës ka shumë lumenj, në mbi 1000 kilometra katrore sipërfaqe të rrjedhjeve lumore ka më se 1500 lumenj. Këta lumenj ndahen në lumenj që derdhën në det dhe lumenj të brendshëm, sipërfaqja e rrjedhjeve lumore përbën rreth 64 % të sipërfaqes së përgjithshme territoriale të Kinës, Lumenjtë Jance, i Verdhë, Heilugjan, Zhugjiang, Liaohe, Haihe, Huaihe etj derdhen në lindje në oqeanin Paqësor, lumi Yaluzanbu i Tibetit derdhi në lindje jashtëkufirit dhe pastaj në oqeanin Indian, ky lum kalon gryka e parë madhe në botë, gryka Yaluzanbu që është 504,6 kilometra e gjatë dhe 6009 metra e thellë, lumi Erqis i Sinkiangut derdhet nga veriut jashtë shtetit në oqeanin Arktik. Sipërfaqja e rrjedhjeve të lumenjve që dershën në liqenet ose që zhduken në shkretëtirë dhe në zonat kripore përbën 36 % të sipërfaqes së përgjithshme territoriale të Kinës.

  1. Lumi Jance është lumi më i madh i Kinës me një gjatësi prej 6300 kilometrash dhe është lumi i tretë i madh në botë pas lumit Nero të Afrikës dhe lumit Yamasun të Amerikës Jugore. Rrjedhja e sipërme e lumit Jance ndodhet në mes të maleve të larta dhe ka burime të pasura ujore. Lumi Jance është njëkohësisht edhe damari i transportit ujor nga perëndimi në Lindje të Kinës. Kanali i lumit është i gjerë dhe quhet si “kanali i artë.” Zonat e rrjedhjeve të mesme dhe të poshtme të lumit Jance janë me kohë të ngrohtë, me reshje të pasur, me toka pjellore dhe janë zona të zhvilluara industriale dhe bujqësore të Kinës.
  2. Lumi i Verdhë është lumi i dytë i madh i Kinës me gjatësi të përgjithshme prej 5464 kilometrash. Rrjedhjet e lumit të verdhë kanë kullota pjellore, minerale të pasura dhe ka qenë zonë e rëndësishme burimi të civilizimit të lashtë të Kinës.
  3. Lumi Heilongjan është lumi i madh në Kinën veriore me një gjatësi prej 4350 kilometrash, nga ky lum, 3101 kilometra shtrihet brenda kufirit të Kinës.
  4. Lumi Zhugjan është lumi i madh në jug të Kinës me një gjatësi prej 2214 kilometrash.
  5. Lumi Talimu që ndodhet në pjesën jugore të Sinjiangut është lumi më i gjatë i brendshëm i Kinës me një gjatësi prej 2179 kilometra.

Përveç lumenjve natyrore, në Kinë ka edhe një lum të njohur artificial, që është kanali i madh dhe përshkon nga jugu në veri. Ai është hapur në shekullin e 5-të dhe filloi nga veriu në Pekin deri në qytetin Hanzhou të provincës Zhejiang të Kinës lindore që lidhet me 5 lumenj të mëdhenj si lumenjtë Haihë, Verdhë, Huaihë, Jance, Qiantangjiang. Ky kanal me një gjatësi prej 1801 kilometrash është lumi i hapur më herët dhe më i gjatë artificial në botë.

Refrenca

Redakto