Listerioza është sëmundje infektive që dëmton bagëtinë e veçanërisht dhentë, dhitë, prek dhe njeriun. Sëmundja shfaqet me disa shenja klinike, një nga format më të shpeshta të sëmundjes është ajo klinike. Në fillim kafsha ka temperaturë të lartë e cila pas një-dy ditësh bie dhe pasohet me anoreksi, lëkundje dhe prishje të ekuilibrit, së fundi nuk ha, afron kokën te barku, dobësohet dhe ngordh. Diagnostikimi i listeriozës bëhet duke u bazuar në të dhënat epizootologjikie, klinike, bakteriologjike dhe serologjike. Në Shqipëri listerioza është vërejtur dikur kryesisht në bagëtitë e imta, në ekonomitë e zonës malore. Ka natyrë stinore. Për luftimin e listeriozës në salla bëhet dezinfektimi me sodë kaustike i dyshemesë, i mureve, i grazhdeve e i inventarit të shërbimit.