Litari i ankthit
Litari i ankthit poezi të zgjedhura, Autori: Ali Podrimja. Botuesi: Toena. Faqet e librit 388.
E lirë Kosova dhe e pavarur,
Me një litar rreth qafe
Kërkon degën më të lartë.
Si dele nuk i dilet në Pazar,
Nëpër fjalë seç dridhet
Midis dy qytetërimeve e zënë.
Nuk e mban litari, as e lëshon
Në konferenca ndërkombëtare
Kallëzohet si përrallë.
E s’e lëshon, as e mban një litar.