Little Fighter 2

This is the stable version, checked on 27 nëntor 2018. 1 pending change awaits review.

Little Fighter 2 është një lojë e krijuar nga Marty Wong dhe Starsky Wong në vitin 1999 për Microsoft Winows Tipi i lojës është me luftime trupore. Kjo lojë ka pasur shume versione. Në vitin 2002 doli versioni 1.9 ; në vitin 2005 versioni 1.9c ; në vitin 2009 2.0 dhe në fund të 2009 2.0a.

Në shqip "Little Fighter 2" do të thotë "Luftëtarët e vegjël 2". Shpesh mund ta gjeni me iniciale "LF2".

Redakto

Kur hapjet loja, ndodhen game start (fillon përgatitjen e lojës (loading)) network game (shkon për të luajtur online) control sttings (vendos kontrollin e butonave) (dhe në versionin 2.0(a) recording info (jep informacion për regjistrimin e ndeshjes) official website (të dërgon në faqen zyrtare)).

Pasi nisim lojën permse game start ose nëpërmjet network game, presim sa të bëhet "loading" dhe në menu shfaqen : "VS mode" (zhgjedh 2 deri në 8 lojtarë për të luajtur) ; "Stage mode" (ku luhet me nivele) ; "1 on 1 Championship" (ku luhet në kompeticion) ; "2 on 2 Championship" (luhet në kompeticion me skuadra me nga 2 veta) ; "Battle mode" (mund të luhet me shume luftëtarë dhe organizimi bëhet vetë) ; "Demo" (demonstrim) ; "Playback Recording" (vetëm në versionin 2.0(a), ruhet loja a luajtur) ; "Quit" (mbyll lojën).

Kontrolli

Redakto

Për të kontrolluar personazhet e LF2 përdoren katër butona për manovrim që janë lart, poshtë, majtas dhe djathtas ; dhe tre butona të tjerë : sulm (attack), kërcim (jump), mbrojtje (defence). Shumë shpesh në manuale të ndryshme përdoren inicialet : për kërcimin përdoret "J" (nga anglishtja "jump") ; për mbrojtjen "D" (nga anglishtja "defence") dhe për sulmin "A" (nga anglishtja "attack").

Personazhet e LF2 kanë edhe lëvizje speciale që kryhen me shtypjen e butonit "mbrojtje"; një prej butonave të manovrimit dhe butonit "kërcim" ose "sulm", ose shtypim "mbrojtje""kërcim" dhe "sulm". Por personazhet e lojës origjinale kanë verëm disa prej këtyre kombinimeve (zakonisht 4 lëvizje speciale).

Gjithashtu kemi edhe butonat e funksioneve : F1 (ndalon lojën) ; F2 (ndalon lojën dhe nëse rishtypet,loja ecën vetëm 1 çast) ; F3 (mbyll funksionin e F6, F7, F8 dhe F9) ; F4 (del menjëherë nga beteja) ; F5 (shpejton kohën) ; F6 (bën të mos shpenzohet energji dhe gjak kur kryhen lëvizjet speciale) ; F7 (rikuperon gjakun dhe energjinë në maksimum) ; F8 (hedh armë nga qielli) dhe F9 (shkatërron armët në fushë).

Personazhet dhe objektet e tjera

Redakto

Little fighter 2 (luftëtarët e vegjël 2) ka 10 personazhe heroj (Deep, John, Henry, Rudolf, Louis, Firen, Freeze, Dennis, Woody dhe Davis) ; 9 më të dobët (Bandit, Hunter, Mark, Sorcerer, Jack, Monk, Jan, Justin dhe Knight) dhe 4 personazhe ekstra (Julian, Firzen, LouisEX dhe Bat).

10 heroit kanë thuajse të njëjtën fuqi. Por duhet pasur parasysh se disa janë më të mirë në betejat 1 kundër 1 disa në ato me shumë veta etj. 10 heroit janë që me hapjen e lojës, ndërsa të tjerët dalin pasi shtypet kodi sekret (lf2.net). Loja ka 3 shkallë vështirësie : "easy" (e lehtë) ; "normal" (mesatare) ; "difficult" (e vështitë), por kodi sekret jep edhe një shkallë të re "CRAZY !" (që vështirëson shumë lojën në "Stage mode" por jo në të tjerat).

Gjtë ndeshjes, nga qielli rrëzohen armë të ndryshme.
Gjithashtu personazhet lëshojnë ndriçime, shpërthime e fuqi të ndryshme.

Jashtë versioneve zyrtare

Redakto

Përpunimi i lojës

Redakto

Për të përpunuar këtë lojë ekzistojnë disa programe.Me anë të këtyreve programeve mund të modifikohen lëvizjet e personazheve dhe "Stage mode". Por është arritur të modifikohet edhe ikona e ekzekutimit (LF2.exe) duke i vendosur funksione të reja në llojet e lëvizjeve, në pamjen e menusë, etj. Njerëzit nëpër botë kanë krijuar personazhe, armë të reja. Por edhe një kompleks modifikimesh duke i vënë lojës së modifikuar emra të ndryshëm (psh : LF2 Reinforced ; LF2 Robotical ; RN-LF2 e shumë të tjera).

Adresa

Redakto

Në këto mund të gjeni modifikime të kësaj loje dhe diskutime të ndryshme. Faqja zyrtare është në forumin Kinez dhe në forumin në anglisht. Megjithatë, ekzistojnë edhe shumë faqe rreth kësaj loje.