Living Media, njohur më mirë si Living, është një kompani mediale shqiptare e zbërthyer nga platforma digjitale Tring. Living u themelua në 2012 përmes kapitalit të Concord Investment, fillimisht si kanali i parë shqiptar kushtuar zhanrit lifestyle. Me kalimin e kohës u zgjerua në boshtin e shtypit përmes Living Magazine në nëntor 2014, dhe shtëpinë botuese Botimet Living.

Kanali Living

Redakto

Është kanali i parë kushtuar mënyrës së jetesës në Shqipëri. Kanali televiziv “Living” ofrohet nëpërmjet platformës televizive satelitore dhe tokësore “Tring”. Aty trajtohen tematika që shkojnë nga gatimi tek arredimi, nga look-u te krijimtaria e punës me dorë. “Living” ka një program ditor të ngjeshur, që përfshin prodhime origjinale (80% e prodhimeve të kanalit “Living” janë origjinale) dhe më të mirat e importuara nga jashtë. Me 1000 orë program në vit, “Living” ka vetëm një qëllim: të tërheqë shikuesit e etur për të parë dhe për të marrë frymëzimin dhe modelin e një jetë të jetuar në 360 gradë; të zbulojnë këndvështrime dhe ide të reja edhe për gjërat më të zakonshme të përditshmërisë; të dekorojnë, të udhëtojnë, të hanë, të lëvizin, të argëtohen, të vizitojnë, të vishen, të kujdesen, të ndryshojnë, të blejnë, të mësojnë, të krijojnë dhe, mbi të gjitha, t’i gëzohen jetës duke e jetuar bukur, qoftë edhe thjeshtë. Nga kuzhina, moda, bukuria, estetika, udhëtimet, peshkimi, kopshtaria, dekori i shtëpive, këshilla për shëndet dhe mirëqenie, “Living” sjell edhe gjithçka tjetër që duhet për ta bërë jetën më të bukur e me më shumë stil. Kanali televiziv "Living" i drejtohet një publiku me moshë mesatare nga 20-55 vjeç. Çdokush mund ta gjejë veten në programet e ndryshme që ofrohen aty, programe të cilat u drejtohen si grave, ashtu edhe burrave, sepse "Living" erdhi si një ide për një udhërrëfyes të mbushur me alternativa për t’i ofruar gjithkujt mundësinë që ta jetojë bukur jetën.

Programacioni

Redakto
Emisionet Living Pershkrim
Përgjigju, gatuaj, fito Nën drejtimin e Brunilda Lahe, ky do të është quicshow i vetëm mbi gatimim, që do t’ju argëtojë pa masë.
Udhëtim me shije Linda Fishta, ekspertja e kuzhinës Living, do të udhëtojë me ju çdo javë në treva të pasura me tradita, natyrë dhe histori të rralla.
Si të mos shëndoshemi gjatë festave Në këtë emision ju sjellim disa truke, sugjerime, ushtrime sportive për të mos rënë në tundim dhe të ruajmë linjat gjatë festave të fundvitit.
Kuzhina e dhjetorit Shefat e shtëpisë Living janë çdo ditë të pranishëm me idetë dhe recetat e tyre për t’ju inspiruar me pjata të ndryshme festive.
Tirana Street Style Një emision që sjell trendet më të fundit në rrugët e Tiranës, shopping dhe sugjerime mode për të patur një look “Street Style”
Surpriza SD Pas momentit të parë kur mësojmë për ta... mirëkuptimi dhe mbështetja për të arritur një jetë të barabartë...një marrëdhënie si gjithë të tjerat me dëshira dhe pasione për të jetuar.
10 vjet më i ri në 10 ditë Kush nuk do të donte të dukej më i ri? Të gjithë do të donim por akoma më i mrekullueshëm do të ishte fakti që do të dukeshim 10 vjet më të rinj dhe kjo në vetëm 10 ditë.
Blind Taste Blind Taste është një program për të gjithë ata të cilët besojnë që janë kuzhinier të mirë dhe që kanë aftësinë të kuptojnë një recetë dhe ta realizojnë atë.
Stili im Gjithçka rreth dizenjimit të shtëpive. Arkitektë, dizenjatorë të brendshëm, skenografë, piktorë, piktore, pasionantë në dekorimin e shtëpive prezantojnë projektet dhe eksperiencën e tyre në këtë fushë.
Shopping Queens “Shopping Queens” është një program i përditshëm i cili kombinon element si: gara, moda dhe stili.
Make Up Një guide si të grimoheni në ditet e festave. Këshilla, ide dhe sugjerime nga e bukura Morena Lami
Festive Decor Xhani Shqerra do të na udheheqë me ide interesante për dekorimin e ambjentit dhe shtrimin e tavolinës.
Wine Taste Do të njiheni me procesin e përgatitjes së verës, shijen e saj dhe sekretet për një verë të shijshme.
Linda për festa Zonja Linda na pret në kuzhinën e saj me ëmbëlsira dhe pjata të kripura.
Qeni im Një emision me mikun më të mirë të njeriut.
Në kuzhinë me mamin Ushqimi flet me gjuhën e fëmijëve. Ata duhet të hanë shëndetshëm... po sikur t’i përfshijmë në diçka që nuk quhet lojë.
Shije fshati Kësaj radhe kuzhinën e kemi zhvendosur në fshat. Produktet bio të sapo mbledhura nga toka apo nga pema do të marrin shije të shumllojshme që me siguri do ju pëlqejnë pa masë.
Ç’të sheh syri t'a bën dora Arti i të krijuarit është një dhunti që jo të gjithë e kanë. Keti dhe Elkjana, dy vajza shumë të talentuara, me objekte të vogla, po me shumë fantazi brenda, krijojnë elemente dekoruese dhe utilitare të jetës së përditshme.
Për gjah me Vasjanin Aktori Vasjan Lami me aventurat e tij në Living, kësaj radhe jo më në gjurmët e peshkut, por në kërkim të gjahut në tokë.
Shopping Night Shopping Night është një lojë e vërtetë, e bazuar në stil e spektakël.
Aventurat e Jul Dedës Është koha për t’u arratisur nga qyteti në zbulim të emocioneve të reja.
Tek Genti Personazhet më të spikatur publik janë të ftuarit special për çdo javë.
My Living Programi “My Living”, do të jetë ndoshta momenti i vetëm televiziv, ku do të tregohet life-stili shqiptar me të gjitha tendencat e tij; në modë, dizajn, ushqim, sport etj.
Sot po kaloj nga ty Çfarë ndodh kur një gazetare shkon të takojë një shefe kuzhine? Ka gatime ëmbëlsirash, por edhe bisedë si mes mikeshash, ka sheqer, por ka dhe pak spec pikant
Jetë e re “Jete e Re” është një format televiziv i konceptuar dhe realizuar në formën e një reality show në qendër të së cilit do të jetë bukuria, estetika dhe fashion-i.
Sfida imobilare Kërkoni të blini një shtëpi të re por nuk vendosni dot cilën ofertë të zgjidhni? Doni të dini se si blihet një apartament më lehtë, më shpejt dhe në mënyrë të sigurtë? Atëherë takoni Zhakun dhe Luanin
Receta për bebe Receta për bebe vjen në Living për të gjitha zonjat dhe në veçanti për nënat.
Cotto e mangiato Alessandro Gianpietro është gati të përgatisë me ju receta të reja, të thjeshta dhe të shijshme.

Revista “Living”

Redakto

Revista "Living" ka dalë për herë të parë në treg më 6 gusht 2012. Për herë të parë dhe të vetme në Shqipëri, në duart e lexuesve mbërriti një revistë që i përkushtohej tërësisht stilit të të jetuarit. E brumosur me shumë pasion për jetën dhe të bukurën, revista "Living" botohet pesë herë në vit. Vjen me një numër të kushtuar për çdo stinë të vitit, plus numrin special të verës. Qëllimi i revistës "Living" është që ta shndërrojë jetën në një festë të bukur, ku në çdo ditë, të mund të gjejmë një motiv për të gëzuar, për të shijuar; të gjejmë frymëzimin për të zbukuruar çdo detaj të përditshmërisë. Janë plot pesë vite, të cilat mbartin përkushtim, pasion për të bukurën dhe dëshirë për të udhëhequr drejt të jetuarit ëmbël. “Living”, tashmë prej një gjysmë dekadë në treg, ka dëshmuar se ka arritur të jetë udhërrëfyesi më i denjë për një jetë plot stil, mirëqenie, kujdes për veten dhe të bën ta shohësh çdo gjë me sytë e së bukurës.

Një staf i tërë punon me shumë dashuri për të realizuar këtë ngrehinë, përmes së cilës jeta merr ngjyra të tjera. Janë redaktorët e rubrikave të ndryshme, specialistët që nuk mungojnë asnjëherë, që nga arkitektët, ata të mirëqenies, specialistët e modës, bukurisë, kuzhinës etj.

Revista "Living" u kristalizua si ide gjatë kohës që punohej për të ndërtuar kanalin televiziv "Living", që do t’i bënte më vonë strehë jetës së bukur, me stil e të shëndetshme. Pra, edhe revista erdhi si produkt i po këtyre njerëzve që punuan e krijuan me shumë pasion për kanalin "Living". Revista dhe kanali erdhën në të njëjtën ditë në treg, me motivin se mundësinë për të jetuar bukur, duhet ta kenë të gjithë. E me këtë qëllim, prej pesë vitesh në treg, revista "Living" ia ka dalë të jetë jo vetëm revista më e mirë dhe më e suksesshme në Shqipëri, por të jetë e të mbetet frymëzimi më i bukur për një jetë të shëndetshme dhe me shumë stil.

Portali “Living.al”

Redakto

Portali “Living.al” është portali më i plotë i të jetuarit bukur. Në të mund gjeni rubrika e artikuj për kuzhinën, receta të ndryshme, informacione për ushqimet, modë, bukuri, estetikë, këshilla për të jetuar mirë dhe shëndetshëm, informacione të përditësuara, arredim, kopshtari, artkraft e shumë artikuj dhe rubrika të tjera interesante e të dobishme.

Çdo aspekt i të jetuarit, në “Living.al” ofrohet me pasion, që nga sugjerimet për një ushqyerje me fantazi, sugjerime për natyrën, ide se si të mirat e saj t’i përdorim në jetë, këshilla për të njohur trupin dhe shpirtin, si të kujdeseni për ta, ide dhe sugjerime për ta shndërruar shtëpinë në një oazë qetësie, si të visheni bukur e me stil, rubrika dhe artikuj të përditësuar rreth grimit etj., dhe shumë sugjerime interesante, që nxisin fantazinë për të zbukuruar çdo aspekt të jetës.

Në portalin “Living.al”, krahas punës së përkushtuar të stafit që punon e krijon çdo ditë për të, pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur  materialet e revistës. Në portal mund gjeni shkrimet më esenciale të revistës "Living", personazhe, editoriale e shumë materiale interesante.

"Living" është si një dritare komunikimi për botën e femrave, por jo vetëm. Aty mund ta gjejë veten çdokush, si dhe të mësojë t’i japë rëndësinë e duhur çdo çasti dhe detaji të ditës.

Shtëpia botuese "Living"

Redakto

Botimet Living u krijua në vitin 2014, si pjesë e grupit Edil Al, një nga kompanitë më të rëndësishme në tregun shqiptar. Misioni i saj është të kënaqë shijet dhe interesat e lexuesit, duke u ofruar letërsinë më të mirë.

Përzgjedhja e kujdesshme e titujve dhe autorëve dhe përkushtimi për të ruajtur pastërtinë e gjuhës shqipe, janë parimet bazë të këtij aktiviteti.

Shtëpia botuese "Living" ofron një sërë zhanresh të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, duke filluar nga letërsia klasike, e cila është e pakohë, e deri te bestsellerat bashkëkohorë. Një ndër objektivat e saj është botimi i librave të autorëve shqiptarë që kanë dhënë kontribut në letërsinë shqipe ndër vite, por edhe promovimi i autorëve të rinj.

Referime

Redakto

[1] [2]

  1. ^ http://www.revistawho.com/libri/botimet-living-per-here-te-pare-ne-panair-etleva-cepele-ja-sugjerimet-tona
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 6 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)