Llaqi Janko
Llaqi Janko u lind më 19.05.1940 në Seman të Fierit. Ka mbaruar institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë në Kamzë Tiranë, në vitin 1963. Nga viti 1963 deri në vitin 1968 ka punuar kryeagronom i kooperativës së Semanit. Nga viti 1969 deri në gusht të vitit 1976 është zgjedhur kryetar i kooperativës bujqësore të Semanit. Nga viti 1976 deri në 1980 ka qenë Drejtor i Kooperativave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë. Është arrestuar dhe dënuar me 15 vite burg nën akuzat e aplikimit të "Metodave të vetë administrimit jugosllav" në ekonomi dhe për "Agjitacion e propagandë". Llaqi Janko është autor i shumë artikujve shkencorë ndër dekada si dhe i një monografie nga jeta e tij në punë dhe në burg.