Llazar Treska kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës [1] prej vitit 1944 deri në vitin 1945.Themelues dhe Dekan i Fakultetit te Shkencave Pyjore prej vitit 1959 deri ne 1980.

PROFESOR LLAZAR TRESKA , 

THEMELUESI I ARSIMIT TE LARTE PYJOR SHQIPTAR

Prof. Dr. Mihallaq KOTRO Dekan i Fakultetit te Shkencave Pyjore Ing. Gjon Fierza Shef i Seksionit te Silvikultures Në Drejtorine e Prgjithshme te Pyjeve dhe Kullotave

Llazar Treska eshte nder inxhinieret e pare te pyjeve ne Shqiperi, me veprimtarine e tije eshte e lidhur ngusht historia e sherbimit dhe arsimit pyjor ne vend. Ai kreu studimet per inxhinier pyjesh ne Nancy Francë, ne vitin 1931, erdhi ne atdhe per sherbyer atij me devoteshmeri. Inxhinier Llazar Treska veprimtarine e tij e shtriu ne disa plane. Ai hodhi bazat e silvikultures ne vend dhe eshte themeluesi i arsimit te larte pyjor shqiptar. Ne moshen 35 vjecare inxhinier Treska ishte jo vetem specialist pyjesh i formuar ne perendim, por edhe nje politikan e shtetar i pjekur. Ne vitin 1944 ai ishte antar i Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar (KANÇ) pastaj kryetar i ketij keshilli per Prefekturen e Tiranes. Ne vitet e para e te veshtira te pasluftes, Llazar Treska ai ishte nder drejtuesit kryesor te kryeqytetit shqiptar. Ai si specialist i angazhuar totalisht ne pune dhe pasionant per profesionin, te cilin e deshi deri ne perkushtim, jua ushqej edhe djemve te Tij. Ai, ne cdo periudhe ishte zoterues i zgjidhjeve te pranueshme te problemeve, qe ishin jo te pakta gjate viteve te punes se tij drejtuese. Koleget dhe studentet tek ai, shihnin modelin e edukatorit dhe pedagogut, per te cilin edhe epitetet “profesor i profesoreve” apo “idhull i studenteve”, ende do te mbeten prone e tij;. Deri ne vitin 1959, veprimtaria e sukseseshme e plejades se inxhiniereve pyjor te shkolluar jashte shtetit, synonte me teper ne organizimin dhe drejtimin e Ekonomise Pyjore Kombetare, te trasheguar me nje prapambetje e madhe. Zgjidhja e problemeve dhe perparimi i pylltarise, se pari kerkonin me shume specialiste te larte e te mesem . Si domosdoshmeri, u projektua hapja prane Institutit Bujqesor Kamez,(sot Universiteti Bujqesor) e Fakultetit te Pyjeve. Per ato vite, inxhinierja e pedagogia e pare e pylltarise shqiptare Izmini Nako, kujton: “Isha e ftuar ne Pleniumin KQ. te vitit 1959 qe njihet si Pleniumi i Pyjeve, kam te fiksuar diskutimin qe beri ing.Llazar Treska. Ai shpalosi plateformen, qe do ishte rruga neper te cilen do kalonte pylltaria e arsimi pyjor shqiptar. Hapja e Fakultetit te Pyjeve qe nje ngjarje e shenuar per pylltarine shqiptare. Dekani i ketij fakulteti Llazar Treska, beri organizimin e punes, filluan te mblidhen pedagoget e pare, te hartohen programet e te pergatiteshin tekstet”. Per me se 20 vjet, brezave te tere studentesh, ne 1 Shtator te çdo viti, do t’ ju uronte mireseardhjen Profesor Llazari, njeriu, i cili perhere rrezatonte veç miresi e çiltersi, dhe i mbushte ata me kurajo dhe besim, ne finalizimin me sukses te fakultetit. Ne kushte teper modeste dhe me nje berthame kolegesh, cilesor ne aspektin profesional, por gati pa pervoje akademike, e filloi drejtimin e fakultetit Profesor TRESKA. Ne cdo etape te ecurise, ishte Ai qe ideoi, organizoi, drejtoi, dhe se bashku me stafin e vete administrativo-pedagogjik, arriti te vere ne levizje te gjithe agregatet e edukimit pyjor universitar, shkollimit praktik profesional dhe kerkimit shkencor.

Qe ne fillim, por edhe me pas, me ndjenjen  e pergjegjesise, projektonte dhe ndihmonte per ngritjen e nivelit cilesor te pergatitjes se studenteve, Profesor TRESKA, filloi te grumbulloj rreth vehtes koleget e pare, berthamen  e ardhshme te profesoratit te fakultetit, deri atehere specialiste te zote dhe me vone po te tille si pedagoge. 

Mirenjohje dhe respect edhe per ata, qe krahas Profesor TRESKES, kontribuan per Sherbimin pyjor shqiptar dhe Fakultetin e Shkencave Pyjore por qe nuk jetojne me si: Ilia NAKO, Alaudin FRASHERI, Dhimiter JANÇE, Skender FICO,Vito KOÇI,Gegë SOKOLI e Dalip HABILI. Jane keto figura te rendesishme te Pylltarise Shqiptare, qe punen mesimore e pedagogjike e zhvilluan krahas asaj prodhuese e drejtuese ne pylltari. Puna dhe perkushtimi i tyre profesional mbetet modeli me i mire per brezat qe vijne. Me preokupacione te medha ne rolin e drejtuesit te fakultetit, Profesor TRESKA, pati nje angazhim te gjere ne mesimdhenie, duke zhvilluar i pari lendet e Mbareshtrimit Pyjor, Silvikultures dhe Dendrometrise. Oret e tij te mesimit ishin model dhe nder me te kendshmet; nje auditor me prezence te plote studentesh, teper te vemendshem per degjim e mbajtje shenimesh, ndersa ne kateder profesori, i cili ka hapur skedat e leksionit dhe here pas here alteron shpegimin me goje dhe tabele, nepermjet nje zeri te qete por deklamativ dhe stili te shkruari dhe skicimi ideal deri ne persosmeri. Ne vazhden e ketij angazhimi, Profesor TRESKA, i cili dhe me pare e kishte provuar aftesine e publikimit dhe botimit te nje sere artikujsh shkencor dhe problemor, tituj broshurash dhe librash, duke perfshire dhe te vetmin botim te ketij lloji deri me sot tek ne, ne fushen e pyjeve, Manuali Pyjor (1959), ishte nder te paret, qe pergatiti dhe ju ofroi studenteve tekstet mesimore te lendeve, Silvikulture, Dendrometri, botimet e para universitare me te cilat studjuan dhe u diplomuan breza te tere specialistesh.

Ne rolin shumeplanesh te Profesor TRESKES, nje ndikim te dukshem kishte ai i drejtimit organizativ dhe programor te praktikave profesionale ne ekonomi te ndryshme pyjore. Po nen interesimin direkt te tij, filloi ngritja dhe krijimi i berthames se bazes laboratorike per kryerje te puneve praktike-laboratorike, e cila u zgjerua me ambiente te tilla si ai i Dendrologjise, Shfrytezimit Pyjor, Mbrojtjes se Pyjeve, Teknologjise se Drurit, Atelja e balsamimit te Faunes Pyjore, Punishtja e Perpunimit te Drurit, Fidanishtja Pyjore etj, ne te cilat u atashua dhe nje personel ndihmes mesimor i kualifikuar, ne afrimin dhe perzgjedhjen  e  te cilit, perseri ishte dora e kujdeseshme e profesorit.

Duke zoteruar disa gjuhe te huja, pergatitje te larte shkencore, pervoje te pasur pune kerkimore dhe aplikative ne fushen e Pyjeve, dhe dhunti te natyrshme pedagogjike, Profesor TRESKA asnjehere nuk e kurseu ndihmesen e vet: se pari, per asistentet dhe pedagoget e rinj; dhe se dyti per koleget e vete, me mendime, sugjerime dhe udheheqje per punen kerkimore, shkencore apo botuese. Ky ishte Profesor TRESKA, njeriu qe e donte jeten dhe punen, koleget dhe studentet, familjen dhe shoqerine, me nje dashuri dhe respekt te pashoq; njeriu te cilit ashtu si pylltarise dhe fakultetit i dha gjithçka . Disa data te rendesishme : • Lindi 15 shtator 1909 ne fshatin Treske te treves Vakefeve, Korçë • Ne vitin 1928 mbaron studimet ne Liceun e Korçes • Ne vitin 1931 mbaron Fakultetine Pyjeve, ne Nancy te Frances • Ne korrik te vitit 1932, emrohet si inxhinier ne Drejtorine e Pyjeve ku punon deri 1939, pastaj ne Milicine Pyjore • Ne vitin 1943 largohet nga Milicia Pyjore dhe emrohet si specialist kordinator ne Ministrine e Bujqesise dhe Pyjeve. • Pas kapitullimit te fashizmit suprimohet Milicia Pyjore dhe krijohet Drejtoria e Pyjeve sipas nje projekti te Treskes. Ai u emrua drejtor, detyre te cilen e kreu deri ne gusht te vitit 1944. Ai u diktua nga fashistet per lidhje me KANÇ dhe kaloi ne ilegalitet ne fshatra ne periferi te Tiranes • Ne shtator 1944 zgjidhet kryetar i KANÇ per Prefekturen e Tiranes detyre te cilen e kryen deri korrik 1946 ku kalon si Drejtor i Pyjeve. • Ne vitin1945, dekorohet dy here; me “Urdherin e Flamurit”;me“Medaljen e Kujtimit” • Ne vitin 1948 organizon kursin e pare per kualifikimin e pylltareve ne shkalle vendi. • Ne vitin 1953 udhehoqi Inventarizimin e pare te Pyjeve ne Shqiperi. • Me 1959, hapet Fakulteti i Pyjeve, emrohet dekan i ketij fakulteti deri ne vitin 1977 • Ne vitin 1970, i jepet titulli “Profesor” i pari titull per inxhinieret e pyjeve ne Shqiperi • Ne moshen 74 vjecare (1983) nderpret veprimtarine pedagogjike. • Profesor Llazar Treska ndahet nga jeta ne Tirane, me 9 shkurt 1987 • Ne janar 2005, dekorohet nga Presidenti i republikes me titullin “Mjeshter i madhi”

Botim ne Gazeten “Shekulli” Mars 2007


Referimet

Redakto
  1. ^ Valter Gjoni. "42 kryetarët e Tiranës. Album fotografik dhe biografik", Tiranë, Shkurt 2016.