Llojet e gjetheve
Llojet e gjetheve
RedaktoTe bimët dallohen dy lloje të gjetheve: të thjeshta dhe të përbëra. Gjethet janë të thjeshta atëherë kur bishti I tyre ka vetëm një llapë, ndërsa janë të përbëra kur në bishtin e tyre kanë disa llapa. Llapat janë të ngjitura në bishtin kryesor me anë të bishtëzave të tyre dhe bien në në kohën ë renies së gjetheve pavarësisht nga njëra tjetra. Gjethet e përbëra mund të jenë: të përbëra trishe, pëllëmbore dhe pendore. Gjethet e përbëra trishe janë kur në gjeth janë tri gjethëz. Gjethi I përbër pëllëmbor quhet kur bishtëzat e gjethëzave lidhen me bishtin kryesor në një pikë të vetme, kurse vetë gjethëzat shtrihen në mënyrë radial. Kur gjethëzat shtrihen në të dy anët e bishtit kryesor, atëherë gjethet quhen të përbëra pendor.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |