a) White Hat Një hacker White Hat thyen sistemet e sigurisë për arsye jo keqdashëse, shpeshherë për të testuar sistemin e sigurisë ose në kohën kur punojnë për një kompani sigurie për të bërë programe sigurie (antivirues, etj).

b) Black Hat Hacker-at Black Hat janë ata hacker-a që thyejnë dhe kalojnë sigurinë e kompjuterëve dhe rrjeteve për arsye si përfitimi personal, shkatërrimi i të dhënave, shkatërrimi ose dëmtimi i rrjetit, etj. duke pasur si shtysë një kauzë të caktuar.

c) Grey Hat Ky lloj hacker-ash janë një lloj kombinimi i dy të parëve. Një hacker grey hat lundron nëpër internet dhe hack-on një sistem kompjuterash për qëllimin e vetëm për të njoftuar administratorin se sistemi ka një problem sigurie, për shembull, dhe një qëllim tjetër i fshehur pas kësaj (jo domosdoshmërisht por jo rrallë) është që ata ofrojnë që ta rregullojnë problemin në këmbim të një pagese.

d) Elite Hacker Në komunitetet e hacker-ave, “elite” përdoret për hacker-at më të zotë e më profesionistë. Mjete të reja hack-imi ose teknika të reja prodhohen dhe qarkullojnë fillimisht brenda këtij grupi. Të tillë mund të konsiderohen hacker-at lider të grupeve më të mëdha botërore që përfshihen në kauza që përbëjnë shqetësim për botën.

e) Script Kiddie Këta janë një lloj hacker-ash që nuk janë ekspert në thyerjen e sistemeve kompjuterike por janë të aftë dhe kryesisht përdorinvegla dhe teknika automatike të krijuara nga njerëz të tjerë por duke e kuptuar procesin.

f) Neophyte Neophyte janë hacker-at që janë të rinj, thuajse pa eksperiencë në hack-ime dhe me pak njohuri. Pra, thjesht amatorë.