Llullë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Llullat, ose çibukët me kokë të rrumbullakët e të thelluar, që mbushen me duhan të grirë për t'i thithur tymin në lashtësi janë përdorur për të tymosur bimë të tjera e droga, sidomos për qëllime mjekësore.
Llullat prej balte të pjekur janë punuar nga poçarët, si p.sh., në Farkë të Tiranës deri në shek. XVIII-XIX. Krahas tyre janë punuar llulla e cigarishte prej druri, sidomos në fshat. Zeja e punimit me çark të llullave u zhvillua në qytete, veçanërisht në Shqipërinë e Mesme. Zejtarët përdornin dru të fortë bushi, grifshe, degë shqope etj. Në vitet 20-30 të shek. XX filloi madje eksportimi si lëndë e parë gjysmë e gatshme e rrënjës së shqopës. Pas viteve '50 Shqipëria kaloi në përpunimin e plotë të rrënjës së shqopës (Erica arborea) dhe filloi prodhimi industrial i llullës. Llulla prej shqope janë prodhuar para viteve '90 në një fabrikë të veçantë të ngritur në Tiranë, dhe eksportoheshin në shumë vende të botës.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |