Është programi më i përshtatshëm në sistemet Mac OS X për prodhim të avancuar muzike që ju jep gjithçka që keni nevojë për të krijuar muzikën tuaj. I ndërtuar në një ndërfaqe të re e moderne, Logic Pro X përfshin një librari masive të tingujve dhe plug-ins-ave dhe një koleksion të veçantive që e bën më të lehtë kompozimin, regjistrimin, editimin dhe përzierjen e këngëve me cilësi profesioniste. Me opsionin Logic Remote, ju mund ta përdorni programin për të luajtur apo prodhuar muzikë në iPad-in tuaj gjithkund në dhomë.