Loni Çuko lindi në 14 shkurt të vitit 1942 në KrutjeLushnjës. Arsimin 7-vjeçar e kreu në vendlindje, në Teknikumin Bujqësor në Tiranë dhe shkollën e mesme në Golem të Kavajës. Arsimin e lartë bujqësor e ka kryer në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës në Tiranë (sot Universiteti Bujqësor i Tiranës), ku u diplomua si specialist në Horti-Frutikulturë. Pas emërimit nisi punë si specialist i bujqësisë në Seksionin e Bujqësisë pranë Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës. Në vitet 1966-1969 punoi në kooperativën Bujqësore "Mao Ce Dun" në Divjakë, ku që vitin e parë ndërtoi 1.2 hektarë sera diellore me polietilen dhe kultivon me shumë sukses domate të hershme me rendiment rreth 1000 kv për hektarë. Nga janari i vitit 1969 deri në fund të vitit 1988 punoi në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë si specialist dhe Drejtor i Perimeve-Patateve. Nga viti 1989 deri në vitin 1992 punoi në Agro-Eksport ku ndikoi shumë në rritjen e eksportit të perimeve shqiptare ne Evropë.[1] Më pas punoi si Drejtor i Sektorit të Bujqësisë në Fondacionin iranian "Albiran". Ndërsa në Institutin e Cilësisë për Integrimin, doli në pension. Eksperiencën e gjatë të punës studimore-shkencore e ka publikuar në dhjetra artikuj shkencorë, botuar në shtypin e kohës.

Referime

Redakto
  1. ^ Borici, Kujtim (23 shtator 2013). "Loni Çuko: Si u arrit që perimet 'Made In Albania' të pushtonin Evropën". Gazeta Dita. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2017. Marrë më 2 gusht 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)