Lorem ipsum

tekst në industrinë e printimit

Lorem Ipsum eshte thjesht një tekst i pavlerë në industrinë e printimit dhe faqosjes që vendoset në pjesën ku supozohet të jetë teksti që do të shkruajë përdoruesi. Pra, është thjesht një tekst që zë vendin bosh deri kur ka një tekst të përshtatshëm për t'u vendosur në atë pjesë.

An example of the Lorem ipsum placeholder text on a green and white webpage.
Përdorimi i Lorem ipsum për të përqendruar vëmendjen në elementët grafikë në një propozim të dizajnit të faqes në internet
Një shembull i tekstit të mbajtësit të vendndodhjes Lorem ipsum në një fletë mostër Letraset. Data e panjohur, ndoshta vitet 1970.

Ky tekst është përdorur që në vitet 1500 kur një kompani printimi përdor këtë tekst në një libër që e kishte për të shfaqur atë ç'a mund të bënte kompania. Ky libër, fatmirësisht mbijetoi 5 shekuj dhe gjithashtu u bë pjesë edhe e shkrimit elektronik, duke mbetur kryesisht i pandryshuar. Më popullor u bë në vitet '60 kur programi Letraset Sheets u lançua dhe që kishte shumë nga ky tekst. Më vonë, duke filluar me Aldus PageMaker filloi të përdorej thuajse në çdo program që i duhej.

Qëllimi i tekstit është që të mbushë atë pjesë që duhet të jetë me tekst që do të vendoset nga përdoruesi, e në këtë mënyrë, për të bërë më të dukshëm disajnin dhe paraqitjen e një faqeje interneti apo të faqes së një libri. Edhe pse mund të mendohet se është një tekst thjesht i rastësishëm, në fakt e ka një kuptim dhe vjen nga një shkrim Latin nga viti 45 para Krishtit. Pjesa që ne njohim është e shkëputur nga "de Finibus Bonorum et Malorum" (The Extremes of Good and Evil - Ekstremet e së Mirës dhe së Keqes), shkruar nga Ciceroni. Në këtë libër trajtohen teoritë e etikës, shumë popullore gjatë Rilindjes.

Ka shumë variante të Lorem Ipsum që janë ndryshuar herë pas here për qëllime të ndryshme. Prandaj duhet të jeni të sigurt që nuk ka ndonjë gjë të sikletshme apo ofenduese brenda.