Loreta Kaçka (gjithashtu e njohur si Lori) është një këngëtare shqiptare.

Loreta Kaçka ka lindur me 26.05.1983 Devoll të Korçës. Babai i saj, që ishte marrë një kohë me muzikë, ka qenë muzikant amator, i ka rënë Harmonikës kur ka qenë i ri, se pastaj ka vazhduar si oficer. Ndërsa mamaja e saj është marrë edhe ajo me muzikë me një grup vallesh, që ka qenë atëherë dmth. në Rrethin e Korçës.

Ata kanë jetuar në Devoll për një kohë kur ka lindur Lori dhe prindërit e saj janë nga Devolli i Korçës. Pastaj për arsye të punës së babait te saj janë shpërngulur në Durrës dhe pjesa e tjetër e familjes se saj vazhdon te jete ne Durres. Kjo ka qenë një nga arsyet që Lorin e ka shtyre te merret me muzikë dhe gjithmonë ka qene e rrethuar me mjete muzikore, dmth. që edhe në Korçë dihet që edhe Korçarët në çdo shtëpi e kishin të pamundur të mos gjeje një instrument.

Ajo filloi të merrej me muzikë që e vogël në moshën 9-vjeçare dhe më pas ka vazhduar shkollën për Flaut gjithashtu ka te mbaruar shkollën fillore dhe të mesme të muzikës, për flaut në Korçë. Ka përfunduar përsëri si këngëtare. Ka qenë disi e vështirë për të të hynte në Kosovë, por kjo nuk do të thotë që ajo s'kishte famë në Kosovë.

Kur erdhi në Kosovë, ajo sa kishte promovuar albumin e parë të saj dhe ishte viti 1999 Vetem me ty me orkestrim të Virusit pastaj kishte pasur edhe dy albume të tjera dmth. dy albume live me këngë dasmash popullore, por në këtë periudhe kishte marrë pjesë edhe në festivale të Shqipërisë dmth. para se te vinte në Kosovë.

Lori është prezantuar në Festivalin "Këngët e Stinës 96" në një festival të këngës popullore në RTVSH, që ka qenë live me orkestrën e madhe të Radio Televizionit Shqiptar, ku është vlerësuar me çmimin e tretë.

Filluan kërkesat e ndryshme pastaj edhe bregdetin e Malit Zi në (Ulqin). Kjo ka qene njera nder arsyet që ajo rrinte në Kosovë dhe aty e mirëpritën publiku dhe i përkrahu jashtë mase.

Baladat që kishte në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun, siç ka qene Kënga "Amerika" është prezantuar ne Festivalin "Kënga Magjike 2007", "Dielli", "Polifest 2009", e cila u vlerësua me çmimin e parë nga Juria. "Shën Valentini" dhe me atë këngë në "Polifest 2008" është prezantuar ka fituar çmimin e dytë. Pastaj është balada që kishte bashkëpunuar me Florian Murmajesin - Florin "Nuk mundem" edhe ajo këngë është mjaft e bukur.

Prandaj me "Mos u largo" në "Polifest 2002" u shpërblye me çmimin e dytë me Tekst te Naim Krasniqit dhe me orkestrim të Naim Krasniqit.

Në "Polifest 2003" me këngen "Te Prita" fitoi çmimin e trete me tekst të Armend Trebickës dhe orkestrim të Alfred Kaçinarit.

Prandaj "Ciao" ne festivalin "Çelësi Muzikor 1" shpallet si deputetja me e mirë e festivalit.

"E zeza" në "Polifest 2007'" fitoi çmimin e dytë të jurisë etj.