Lorik Ilazi (lindur me 16.12.1980 në Gjilan) është volejbollist, gjyqtar dhe trajner i Klubit Volejbollistik Drita nga Gjilani.

Loriku karrierën e tij si volejbollist e filloi në moshë të re në qytetin e tij ku edhe iu bashkua ekipit të Dritës. Prej fillimit te karrierës së tij si sportist pozita e tij në sportin e volejbollit ishte e ndryshme. Fillimisht, kishte filluar karrierën e tij si sportist, pastaj ai merr licensën nga Federata e Volejbollit të Kosovës si gjyqtar kombëtar, kurse, viteve të fundit kontributi i tij në këtë klub është edhe në rolin e trajnerit.[1]

Ndihmmoi në zhvillimin e shkollës së volejbollit e cila egzistonte që nga viti 1998, por, me ndihmën e tij, kjo shkollën u transferua në Akademinë e Volejbollit Drita e cila deri më sot numëron 100 antarë.

Lorik Ilazi Data e Lindjes 16 dhjetor 1980
Vendi i Lindjes Gjilan,Kosovë
Nacionaliteti Kosovar

Në vitin 2011, me rastin e 60-vjetorit të volejbollit gjilanas së bashku me Agim Zuzakun i cili ne atë kohë ishe kryetar i Klubit Volejbollistik "Drita" dhe me trajnerin Valon Zymberin themeluan Klubin Volejbollistik "Akademia DRITA" për kategorinë e femrave, klub i cili garon në ligën e parë të Kosovës.[2]

Jeta e Hershme Redakto

Lorik Ilazi u lind ne Gjilan më 16.12.1980. Arsimin fillor e kreu në Shkollën Fillore "Musa Zajmi" ne Gjilan, për të vazhduar më tutje shkollimin e mesëm në Gjimnazin "Zenel Hajdini" po në këtë qytet. Që në moshë të hershme filloi të mirrej me sportin e Volejbollit ku edhe tregoi te arritura mjaft të mëdha qka e shtyu atë që t'i vazhdojë edhe studimet universitare po në këtë fushë. Është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës.

Karriera Redakto

Karriera Sportive si Lojtar Redakto

 
Gjatë një loje sportive

Për herë të parë filloi të merret me Volejboll në vitin 1994 si 14 vjeçar në qytetin e Gjilanit me iniciativën e trajnerit të parë të tij Z. Bardhyl Ibrahimi ku edhe i'u bashkua Klubit Volejbollistik Drita. Fillimisht, ishte në stolin e rezervave për shkak të moshës shumë të re, por, qysh në vitin e parë të ushtrimeve ai u zgjodh nga trajneri i tij Z. Bardhyl Ibrahimi në ekipin e parë ku edhe mori fanellën e parë me numrin 3.

Kështu shumë shpejt filloi të kishte minutazh në përbërjen e parë dhe ishte rezervisti i parë deri në momentin kur nga loja aktive u largua lojtari Faruk Brestovci dhe në ndeshjen përshendetëse të tij u fut Loriku ku edhe mori numrin e tij, numrin 10, të cilin e mban ende. Keshtu ka vazhduar lojen aktive deri në vitin 2014, vit kur ekipi i meshkujve te Klubit Volejbollistik Drita u shua.

Gjatë karrierës së tij si lojtar Lorik Ilazi ka kaluar në klube të ndryshme volejbollistike:

  • 2000 Kalon në Klubin e Volejbollit “Universiteti i Prishtinës” dhe vazhdon të jetë anëtar i Përfaqësueses së Kosovës.
  • 2001 Kalon në Klubin e Volejbollit “Dukagjini” nga Klina.
  • 2002 Kthehet në Klubin e Volejbollit “Drita” nga Gjilani.
  • 2003 Kalon në Klubin e Volejbollit “Theranda" nga Theranda.
  • 2004 Kthehet në Klubin e Volejbollit “Drita” nga Gjilani.
  • 2006 Kalon në Klubin e Volejbollit “Te Luzha” nga Ferizaji.
  • 2007 Kthehet në Klubin e Volejbollit “Drita” nga Gjilani.

Karriera si Gjyqtar Redakto

Nga përkushtimi i madh për sportin e Volejbollit, Lorik Ilazi në vitin 2000 regjistrohet në Federatën e Volejbollit të Kosovës për gjyqtar dhe qysh në provimin e parë merr licensën e gjyqtarit të Volejbollit.[3]

Karriera si Trajner Redakto

Në vitin 2003 kryesia e Klubit Volejbollistik "Drita" e caktoi kryetrajner për ekipin e meshkujve - juniorët, qka edhe shënoi fillimin e karrierës së tij si trajner. Ne vitin 2004 ai mori licensën e trajnerit kombëtar. Po këtë vit ai mori thirrje nga kryetrajneri i K.V.Drita ekipi i vajzave seniore, Faruk Brestovci i cili i'a propozoi postin e kryetrajnerit për këtë ekip. Loriku pranoi ofertën dhe pozitën, pozitë të cilën e mban edhe sot.

Në atë kohë ekipi i KV Drita (Femrat) ishte në gjendje të vështirë përsa i përket fondit të lojtareve. Kjo gjendje e shty Lorikun që të aktivizojë shkollën e volejbollit dhe në vitin 2010 e transferoi këtë shkollë ne Akademinë e Volejbollit Drita. Në transerimin e Shkollës ne Akademi, Loriku u ndihmua nga miku i tij, njëherit njëri nga lojtarët më të mirë të volejbollit në botë Donald Suxho. Kjo Akademi ndihmoi ne zhvillimin e të rinjëve në volejboll dhe sot numëron rreth 100 antarë.

 
Lorik Ilazi dhe Donald Suxho

Në vitin 2009 me ndihmen dhe ftesën e Z.Trine Mark e cila ishte Daneze dhe me mision në Kosove Loriku së bashku me z.Valon Murselin arrijnë që të realizojnë vizitën e pare të KV DRITA - Femrat në Evropë, perkatësisht në Danimarkë ku zhvillojnë 5 loje miqësore.

Në vitin 2011, me rastin e 60-vjetorit të volejbollit gjilanas së bashku me Agim Zuzakun i cili ne atë kohë ishe kryetar i Klubit Volejbollistik "Drita" dhe me trajnerin Valon Zymberin[4] themeluan Klubin Volejbollistik "Akademia DRITA" për kategorinë e femrave, klub i cili garon në ligën e parë të Kosovës.[2]

Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që e shoqëruan Lorik Ilazin gjatë karrierës së tij si trajner janë:

  • 2003 Kryetrajner i juniorëve të KV “DRITA”- Meshkujt nga Gjilani.
  • 2004 Kryetrajner i Superligës në KV “DRITA” - Femrat nga Gjilani ku ende gjindet.
  • 2006 Kryetrajner për një vit e gjysëm i KV “TE LUZHA” - Meshkujt nga Ferizaji anëtar i superligës së Kosovës.
  • 2009 Selektor dhe kryetrajner i Përfaqësueses së Kosovës në Volejboll për femra.
  • 2010 Koordinator i Akademisë së Volejbollit DRITA.
  • 2011 Formimin e një ekipi të femrave nga Gjilani të quajtur KV "AKADEMIA DRITA"[5]

Arritjet Redakto

 
Lorik Ilazi gjatë marrjes së çmimit "Trajneri më i mirë i Kosovës" dhënë nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

Arritjet si Lojtar Redakto

Viti Arritja
1998 Kampion i Kosovës me KV “DRITA” nga Gjilani.
1999 Fitues i Kupës së Kosovës me KV “DRITA” nga Gjilani.
2000 Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës.
2001 Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës.
2002 Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës dhe Top 10 sportistët më të mirë të Gjilanit
2003 Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës.
2005 Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës.

Arritjet si Gjyqtar Redakto

Viti Arritja
2004 Gjyqtari më i mirë i volejbollit në Kosovë nga Federate e Volejbollit e Kosovës.
2007 Gjyqtari më i mirë i qytetit të Gjianit nga Kuvendi Komunal.

Arritjet si Trajner Redakto

Viti Arritja
2006 Kampion me dyshen Shemsije Asllanaj - Edona Gjinolli në Beach-Volley në dy turne gjithëkombëtar në Shqipëri.
2007 Kampion me dyshen Fatime Sherifi - Edona Gjinolli në kampionatin e vetëm të Beach-Volley në Kosovë.
2008
Nënkampion i superligës së Kosovës.
Finalist i Kupës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani.
Trajneri më i mirë për vitin në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal.
2009
Nënkampion i superligës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani.
Trajneri më i mirë i Kosovës nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
2010 Trajneri më i mirë i Kosovës për të reja për vitin 2010 nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
2011
Finalist i Kupës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani.
Finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani.
2012
Nënkampion i superligës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani.
Vendi i katërt me Përfaqësuesen U20 të Kosovës në turneun "EOTVOS CUP 16" [6] në Debrecen të Hungarisë
2013
Vendi i parë me Juniore në Kosovë.[7]
Trajneri më i mirë në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal.
2014
Vendi i parë me Juniore në Kosovë.
Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2014[8][9]

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 8 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2015. Marrë më 8 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://www.fvk-ks.org/?page=1,51
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 8 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://www.fvk-ks.org/?page=1,62
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 8 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ http://www.fvk-ks.org/?page=1,4,155
  8. ^ http://www.botapress.info/index.php/sport/item/4260-haziri-urime-titullin-t%C3%AB-gjith%C3%AB-jemi-krenar-me-sukseset-tuaja[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 8 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)