Lotorja
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Lotorja është enë për të mbledhur lotët e të vdekurve[1] .
Sipas Konicës ishte Shtjefën Gjeçovi i cili e kishte zbuluar lotoren lcxumatorium, gjatë kërkimeve të tij arkeologjike në veri të Shqipërisë. Të vjetrit besonin se të vdekurit qanin të shkuarit e jetës së tyre. Për këtë arsye lotorja vendosej në var së bashku me të vdekurin që ky të kishte ku të mblidhte lotët. Krahas lotores Gjeçovi ka bërë shumë përpjekje për evidentimin e të gjitha monumenteve të kulturës së popullit shqiptar ndër shekuj. Ideja e tij që në ato vite ishte ngritja e një arkivi dhe muzeu me gjetjet arkeologjike. Një ndër gjetjet e tjera të tij në fushën e muzikës ishte edhe këmbana e Krujës e vitit 1462.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ "Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2009. Marrë më 1 shkurt 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Literaturë
Redakto- Adhami Stilian, “Shtjefën Gjeçovi, një ndër pionierët e mbrojtjes dhe gjurmimit të monumenteve”, tek “Monumentet”, 1981, nr. 2;
- Adhami Stilian, “Shtjefën Gjeçovi, hulumtues i shquar”, tek “Nëndori”, 1981, nr. 1; Konica Faik, “Vepra”, Tiranë 1993 etj.