Luan Mulliqi
Luan Mulliqi (1953 - 23-10-2023) ishte skulptor dhe piktor. Mulliqi u lind në Gjakovë. Kreu skulpturën në Akademinë e Artit Figurativ në Prishtinë më 1977 dhe studimet post-diplomike në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd më 1978. Ishte anëtar i Akademisë së Arteve Figurative të Kosovës që nga viti 1977.[1]
Ishte anëtar i Asociacionit Ndërkombëtarë të Artistëve të UNESCO-s dhe ka shërbyer si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative në Prishtinë.
Skulpturat e tij janë në koleksione private dhuruar shumë personaliteteve botërore si Papa Gjon Pali II, Presidenti Bill Klinton, Mbreti Hirohito, Mbretëresha Elizabeth II, Princesha Diana, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, Presidenti Xhorxh W. Bush, Papa Benedikti XVI, Sulejman Demirel, etj.[2]
Lidhje të jashtme
RedaktoReferimet
Redakto- ^ Robert Elsie, Historical Dictionary of Kosova, fq. 123
- ^ Luan Mulliqi, faqe personale http://luanmulliqi.com/biography.html Arkivuar 5 maj 2014 tek Wayback Machine