Luani i Epirit – Ali Pasha dhe Suli
Luani i Epirit – Ali Pasha dhe Suli Autori: Spiro Mela. Botuesi: Toena. Faqet e librit 567.
Ali Pasha Tepelena rikthehet në vëmendjen e lexuesve shqiptarë me anë të botimit të të fundit të autorit Spiro Mela me titullin “Luani i Epirit- Ali Pasha dhe Suli”. Ali Pashë Tepelena, i ashtuquajtur “Luani i Janinës”, lindi rreth viteve 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë dhe vdiq më 24 janar 1822, duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane. Ali Pasha ishte sundimtar i Pashallëkut të Epirit, Thesalisë, dhe pjesë të Peloponesit. Më 1820-1822, perandoria osmane sulmoi Pashallëkun e Janinës, pasi rritja e forcës të Ali Pashës kishte krijuar frikë për ekzistencën e perandorisë. Më 24 janar 1822, Ali Pasha vdiq në Janinë, pasi u tradhtua. Ali Pashë Tepelena bëri bashkimin e një pjesë të madhe të trojeve shqiptare dhe krijoi shtetin autonom shqiptar, që do bëhej shembull i Pavarësisë.