Lublin Dilja
politikan shqiptar
Lublin Dilja lindi në Elbasan. Studentët elbasanas e njohin diplomatin elbasanas për leksionet e Psikologjisë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe në Universitetin e Tiranës. Lidhja e tij me diplomacinë erdhi pasi deputeti i PD-së, u aktivizua në Partinë Demokratike, si sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë, duke kontribuuar në krijimin e kontakteve të PD-së me forcat politike të djathta dhe organizmat ndërkombëtarë. Ka mbajtur postin e ambasadorit Fuqiplotë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1994 deri në vitin 1997. Ai mori drejtimin e ambasadës pas Roland Bimos. Më pas u emërua si përfaqësues i Shqipërisë në OKB.