Lucio Dalla lindi në 4 mars 1943 në Bologna të Italisë. Në vitin 1964 debutoi në muzikë, falë interesimit dhe ndihmës së Gino Paolit, i cili synonte ta bënte Dallën këngëtarin e parë të muzikës suol në Itali. Karriera e tij mund të ndahet në katër periudha: Fillimi 1964-1972 me grupin muzikor "Gli Idoli”, periudha Roversi (1974-1977), maturimi artistik (1977-1993) dhe përafrimi me muziKën pop gjatë viteve të fundit.

Pasioni i tij për muzikën u nda në dy pjesë, në këndimin dhe krijimin e saj. Në vitin 1970 arriti suksesin e parë si kompozitor, me këngën “Occhi di ragazza” të kënduar nga Gianni Morandi. Viti 1971 mund të konsiderohet si fillimi i karrierës së tij brilante e cila do të shënonte vetëm rritje. Ndër këngët më të njohura të Dallës janë: “4/3/1943”, “Gesù Bambino”, “Piazza Grande”, “Il gigante e la bambina”, “Itaca”, "Caruso".

Prej vitit 1974 deri në 1977 bashkëpunoi ngushtë me poetin bolonjez Roberto Roversi, duke realizuar albume mjaft të suksesshme si: “Il giorno aveva cinque teste”, “Anidride solforosa” dhe “Automobili”.

Në vitin 1977, me publikimin e albumit “Come è profondo il mare”, Dalla debuton edhe si autor tekstesh. Më pas arriti të thyente rekorde me këngët, albumet dhe turet e tij të suskesshme që e bënë të njohur në të gjithë botën. Ai vdiq me 1 Mars 2012, gjate nje turneu, nga nje Infarkt ne zemer ne Montreux, ne Zvicer.