Lufta kundër analfabetizmit

Redakto

Aso kohe në qytet e fshat kishte shumë analfabetë. Dhe shteti vuri theksin për zhdukjen e kësaj plage shekullore për një periudhë prej 4-5 vitesh. Ministria e Arsimit me vendimin e saj nr.28 datë 26.02.1947 vendosi: 1- Të organizohet një veprimtari e madhe për luftën kundër analfabetizmit, për meshkujt deri 50 vjeç dhe për femrat 40 vjeç dhe puna të orientohej bazë një plani të detajuar 2- Të hapet një rrjet i gjatë kursesh kundër analfabetizmit pranë shkollave, institucioneve, pranë qendrave të punës në fshat, lagje të qytetit e kudo. 3- Të lejohen me u përdor për këtë qëllim përveq mësuesve dhe njerëz të tjerë jo të karrierës. 4- Afati në kurs për analfabetët të jetë 5 muaj dhe në mbarim të këtij afati kursistët do t'i shtrohen një provimi, mbas të cilit ata që do të fitojnë, do të marrin dëshminë përkatëse. Në vitin 1947 në Krujë qendër numëroheshin 1076 analfabetë, të ndarë në 648 meshkuj dhe 428 femra dhe shumicën e përbënin personat e datëlindjes 1897-1932 me 633 vetë, kurse të vitit 1933 ishin 238 vetë, 130 meshkuj dhe 108 femra. Në atë kohë në Krujë dinin shkrim e këndim pa bërë shkollë 305 vetë.

[1]

Të tjera probleme shkollore

Redakto

Ministria e Arsimit më 1947 për të mënjanuar anomalitë e mungesës së kuadrit udhëzonte: "Për shkollat e katundeve, që kanë tre klasë dhe, kur numri i fëmijëve nuk kapërcen te 100 nxënësit, do të kenë nga një mësues. Kur shkolla ka 4 klasë kolektive dhe numri i nxënësve nuk i kapërcen 80, do të kenë përsëri një mësues, kurse në qytet do të përdoret sistemi që dy mësues të punojnë në tri klasa, duke zbritur, natyrisht, orët e përjavshme të mësimit në 24 orë, në këtë mënyrë do të punojnë në mëngjes nga 4 orë secili nga një klasë dhe pasdite do të punojë secili 2 orë në një klasë të tretë".

Referime

Redakto
  1. ^ Dollma, Baki (2015). Fletë nga historiku i arsimit shqip në Krujë. Tiranë: "Marin Barleti". fq. 44-45. ISBN 999273962-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)