Lulebasani haplofil
Lulebasani haplofil (Hypericum haplophylloides) është një bimë shkurrore, me kërcej me gjatësi deri 25 cm, me 4 kënde, të degëzuar dhe rrënjëzues në bazë. Gjethet e kësaj bime janë të shogëta, gjatore të përmbysëta vizake deri eliptike-vizake, të spërveshura në buzë, me gjendër të zezë në majë. Lulesa është e tipit cimë me 3-5 lule. Kurora e lules është e verdhë me gjëndra të vogla të zeza anësore. Fryti është kapsulë me kanale gjatësore rrëshirore. Fenologjia e lulebasanit përfshin muajt mars-shtator. Hypericum haplophylloides është bimë endemike.
Përhapja Hypericum haplophylloides gjendet në vende shkëmbore të Shqipërisë Jugore.
Statusi Lulebasani haplofil bën pjesë në Listën e Kuqe të Florës si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike.