Luljeta Lleshanaku

poete shqiptare
This is the stable version, checked on 26 shkurt 2022. 1 pending change awaits review.

Stampa:Kutia Shkrimtar Luljeta Lleshanaku lindi më 1968 në Elbasan, dhe u rrit në një familje në internim.

Ajo është një ndër poetet bashkëkohore shqiptare. Lleshanaku ka studiuar letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ishte redaktore në revistën javore Zëri i rinisë. Më vonë ajo punoi në gazetën Drita. Ajo është autore e katër përmbledhjesh poezish,një volum i cili është i përkthyer në anglisht. Poezitë e saj janë një përzierje e imagjinatës me realitetin.

Jeta dhe vepra

Redakto
 
Kopertina e "Fresco"(NDBooks)

Në vitin 1996, merr çmimin për librin më të mirë të vitit nga shtëpia botuese Eurorilindja.

Në vitin 1999 merr pjesë në International Writers Program në Universitetin e Iowas.

Botimet

Redakto
  • Fëmija i Natyrës , New Directions Publishing, 2010
  • Haywire: New & Poems Selected , Bloodaxe Books, 2011
  • Hapësirë Negative , Directions New Directions, 2018
  • Pothuajse dje
  • Homo antarcticus

Komente mbi librin "Pothuajse dje"

Redakto
  • "Ne ndjehemi të bekuar që znj. Lleshanaku na ka ftuar në ngritjet dhe uljet fluturuese në pistën e shpirtit të saj."(Dana Jennings, New York Times).
  • "Por Lleshanaku është edhe origjinale... Këmbëngulja e tiranit për të mos lejuar asnjë centimetër "privaci", sjell pasojën e paparashikuar prej tij, atë të lindjes së domosdoshme të shkrimit të poezive të fuqishme që i rezistojnë kohës, të cilat ruajnë në vetvete diçka të pasundueshme, pikërisht saktësinë." (Sean O'Brienn, The Guardian).
  • "Përmbledhja e parë e poetes Luljeta Lleshanaku e botuar në Britani është një zbulim. Poezitë janë të pazakonta dhe kumbuese në këto përkthime, të mbushura me objekte dhe shpirtra, të transformuara në diçka flatruese, të ngjashme me metaforat e Shagallit... Gjuha këtu, si në prozën e Gogolit, është një mënyrë për të krijuar një jetë të re dhe një destinacion të ri, që të shpie përpara dhe jashtë kësaj bote gjysëm misterioze dhe ciklike." (Sasha Dugdale, Poetry Nation Review).
  • "Hapësira në poezitë e saj është si pika zero që mund të shohë vetëm jashtë vetes, në të gjitha drejtimet njëkohësisht. Por poetja sheh brenda përtej paradoksit, dhe në vend të gjykimit, ajo gjen pranimin... Një shprehje e zakonshme në këto poezi, mund të zbulojë një konkluzion abstrakt krejt ë paparashikueshëm..." (Nga fjala e jurisë në dhënien e çmimit ndërkombëtar "Kristal Vilenice 2009" në Slloveni).
  • "Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur..." (W. N. Herbert, Poetry London).

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto