Lulzim Berisha lindi më 5 qershor 1973Pejë.

Ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisë në Prishtinë dhe merret aktivisht me gazetari sportive. Ka qenë redaktor në revistën për artet marciale “Përparimi Press”.

Me karate ka filluar të merret në vitin 1993 në Prishtinë dhe ka marrë pjesë në shumë gara në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë nënkampion i Kosovës në luftra, ndërsa me klubin “Përparimi” të Prishtinës ka fituar kupën e Kosovën në konkurrencën ekipore.

Ka qenë anëtar i disa klubeve prishtinase të karatesë, ndërsa gjatë dy vjetëve ka qenë kryetrajner në klubin e karatesë “Team Kosova” nga Orllani.

Është refer kombëtar i karatesë dhe mjeshtër i shkallës së dytë (2 Dan).