Lulzim Logu
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Lulzim Logu ka lindur në B. Curri, në vitin 1960, shkollën e mesme e ka kryer në vëndlindje, më pas është diplomuar për biologji, në vitin 1984. Për një kohë të gjatë ka drejtuar Lidhjen e Shkrimtarëve, dega Tropojë, Klubin Letrar: “ Tropoja”, aktualisht drejton Shoqatën e Shkrimtarëve të Tropojës, është anëtar i Lidhjes së Poetëve Nderkombëtarë të Globit, W.P.S, është botuar në gjuhen angleze dhe ruse, në disa cikle poetikë. Me shkrime publicistike, cikle me poezi për fëmijë dhe të rritur, me prozë dhe kritike letrare ka filluar të merret herët, ndërkohë që ka botuar këta libra:
1. Kohën e ëngjëllit – Poezi, 1999, Tiranë
2. Hiri – Poezi, 2002, Tiranë
3. Pinoku i qytetit magjik- Poezi, 2002, Tiranë
4. Tropoja, enciklopedia e vogël, 2008, Tiranë
5. Akoma hiri im – Poezi, 2009, Prishtinë
6. Kujtimet e ujqërve gri – tregime, 2009, Tiranë