Drenica është degë e majtë e lumit Sitnica. Ajo përkah gjatësia (50 km), madhësia e pellgut (477 km²) është lumi gati përgjysmë më i vogël se lumi i Llapit. Buron në Bretenc te mali Cërraleva. Në veri të Pjetërshticë deri te Drenasi, Drenica është më e gjerë dhe me pjerrtësi më të vogël më të gjitha tiparet e një lumi fushor. Drenica që nga Drenasi e deri në Bardh i Madh, hyn në një pjesë të ngushtë, duke marrë pamjen e një gryke. Në këtë pjesë të lumit pjerrtësia është më e madhe, gjerësinë më të madhe (10 m) dhe me pjerrtësi të butë derdhet në Sitnicë. Prurja mesatare e lumit Drenica në Sitnicë është 2,0 m³/s.

Lumi Drenica

Shih edhe

Redakto