Lumi Lumë
Lum në Kukës
Lumi Lumë, që quhet ndryshe edhe Lumi i Lumës, është një lumë në Kukës, që buron në pllajën e Kallabakut. Lumi ka çarë një grykë të thellë mes Malit Koritnik e Malit të Gjallicës, duke krijuar Grykën e Vanave. Lumi Lumë bashkohej me Drinin e Bardhë në veri të qytetit të Kukësit, ndërsa tani derdhet në Liqenin e Fierzës. Që nga viti 2015, Lumi Lumës është futur i tëri në tuba e kanale betoni, dhe kalon në 8 HEC-e nga lart në Bele e deri kur derdhet në Liqenin e Fierzës. Fauna ujore e lumit mendohet të jetë zhdukur si pasojë e futjes së lumit në tuba.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |