Lumi i Stanishorit
Lumi i Stanishorit në anën lindore të Gjilanit ishte lumi i Stanishorit, që dikur caktonte kufirin e qytetit. Ky lumë krijohej nga bashkimi i ujërave që rridhnin mbi kodrat dhe malet e fshatrave Stanishor, Dragancë e Makresh i Epërm. Në rrjedhjen e tij edhe ky lumë prente rrugen kryesore si dhe rrugën për në fshatin Malishevë. Ai, njëherësh, ndante bahçet dhe arat e pjesës jug-lindore të qytetit, nga i cili edhe ujiteshin ato. Lumenjtë Mirusha dhe Banja bashkohen me lumin e Stanishorit, afër Malishevës, rreth 6 km. Larg Gjilanit, ku edhe marrin emrin e përbashkët Lumi i Malishevës, i cili te fshati Uglar, derdhet në Moravën e Binçës.