Lumi i Vermoshit
Lumi i Vermoshit ndodhet në pjesën më veriperëndimore të Alpeve Shqiptare dhe rrjedh nga perëndimi në lindje përmes luginës së Vermoshit. Ka sipërfaqe të pellgut142 km2 (89 km2 brenda kufirit shtetëror të Shqipërisë). Lugina e lumit të Vermoshit ka formë tipike të një lugu me prejardhje akullnajore, me krahë të pjerrët e me një fund të sheshtë e të gjerë 150-200 m, zallishtor që e ruan deri në derdhjen e përroit të Lepushës. Pak pas derdhjes së përroit të Lepushës, lumi i Vermoshit del nga territori i Shqipërisë, duke formuar një grykë.