Lumo Kolleshi lindi në Mertinj të Përmetit. Shkollimin 8-vjeçar e përfundoi në vendlindje. Përfundoi gjimnazin "Sami Frashëri" në Përmet dhe ndoqi studimet e larta për gjuhë e letërsi në Elbasan ("Aleksandër Xhuvani"). Punoi si mësues në disa fshatra të rrethit Përmet. Në vitin 1987 përqafoi iniciativën për të ndihmuar Veriun dhe vazhdoi për dy vjet në Pukë. Kthehet serish në Përmet dhe vazhdon të japë mësim në shkollën e mesme Benje, në shkollat Novosele, Katundishte, "Nonda Bulka" dhe inspektor në Drejtorinë Arsimore Përmet. Aktualisht vijon si mësues i letërsisë në gjimnazin "Sami Frashëri" Përmet. Është autor i librave: "Mars" (poezi), "Bufi në siklet" (fabula), "Lotët e Nastradinit" (fabula), "Kthim nga vdekja" (tregime), "Derdhen vetëtimat" (poezi), "Dorëheqja e tigrit" (fabula), "Djerset e poetit" (tregime), "Nga një autor tek tjetri" (ese dhe komente në dy vëllime), "Nata vjen dhe natë s'kam" (poezi), ”Edhe ujk, edhe me zile” (fabula). Ka drejtuar degën e lidhjes së shkrimtarëve në Përmet. Është fitues i çmimit të dytë kombëtar në poezi me rastin e 55-vjetorit të çlirimit, i çmimit të tretë ndërkombëtar për fabul në Athine, nga Lidhja e Shkrimtareve “Zasteron”. Ka marrë diplomë për librin poetik "Derdhen vetëtimat" në Mottola të Italise. Gjithashtu ka marrë diplomë po këtu për poezinë "Nëse". Fitues i çmimit të dytë për satire “Jul Variboba” nga Dega e Blertë Selanik. Fitues i çmimit “Vepra letrare” 2014 ne festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” Prishtinë.