Buna është i vetmi lumë fushor, dhe si rrjedhojë, i lundrueshëmShqipëri. Lundrimi është i kufizuar vetëm për varkat.

1916: Një gjemi ushtarake austriake duke lundruar në Bunë
2020: Një motoskaf duke lundruar në degën perëndimore të Bunës

Nga fundi i shekullit të 19-të ka pasur disa studime dhe projekte për rregullimin e kompleksit hidrologjik të lumenjve Buna dhe Drini, dhe të liqenit të Shkodrës.[1] Deri në fillim të shekullit të 20-të nëpër Bunë lundronin edhe vapore me ngarkesë të vogël, që arrinin deri në tregun e Shkodrës, duke i dhënë qytetit tiparet e një porti detar.[2]

Pas vitit 1950 ka rënë trafiku dhe kujdesi ndaj Bunës dhe shtratit të saj. Gjatë diktaturës në Shqipëri nuk u vu dorë dhe prurjet nga Kiri dhe Drini e kanë mbushur shtratin me materiale inerte duke vështirësuar lundrimin në Bunë.[3] Në vitin 1996 u krijua një bashkëpunim mes bashkisë Shkodër dhe Agjencisë Rajonale për Lundrimin e Brendshëm (ARNI; sot AIPO) në Itali për studimin dhe projektimin e rregullimit të shtratit të Bunës.[4]

Prej vitit 2010 filluan sërish nisma publike për të thelluar Bunën me qëllim që lumi të bëhet i lundrueshëm edhe për anije më të mëdha, si anije tregtare dhe turistike me tonazhe të larta. Thellimit të Bunës do t'i paraprinte ndërtimi i një ure të me hapje të automatizuar për të mundësuar kalimin e anijeve nën të.[5][6]

Më 2021 në Mal të Zi, me nismën e deputetit Genc Nimanbregu u miratua një fond për studimin e lundrimit në lumin Buna. Edhe zëvendëskryeministri i atëhershëm Dritan Abazi shprehu mbështetjen e tij për ta kthyer Bunën të lundrueshme.[7][8]

Sot, Buna është e lundrueshme vetëm në rrjedhën e poshtme.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Rrjeti Balwois.com Arkivuar 16 dhjetor 2021 tek Wayback Machine Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  2. ^ Bashkia Shkodër Arkivuar 16 dhjetor 2021 tek Wayback Machine Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  3. ^ Revista Monitor Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  4. ^ Gazeta Libarale Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  5. ^ Arkivi i Kryeministrisë së Shqipërisë Arkivuar 16 dhjetor 2021 tek Wayback Machine Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  6. ^ Portali Shqiperia.com Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  7. ^ Platforma YouTube Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  8. ^ Portali Top-Channel Vjelë më 16 dhjetor 2021.