Lutfi Zharku është i lindur më 19.11.1962 në Kaçanik. Ka qenë deputet i Grupit Parlamentar të LDK-së në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Me profesion është Doktor i shkencave ekonomike. Ishte ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ministër në Ministrinë e Infrastrukturës. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.